e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Per shkak te Maqedonise, Greqia shkakton skandal ne Bruksel

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Per shkak te Maqedonise, Greqia shkakton skandal ne Bruksel
Shkaku i skandalit grek në Bruksel nuk është borxhi dhe kushtet të cilët evropianët i imponojnë Athinës që të dalë nga kriza e thellë, por Maqedonia, shkruan korrespondenti i "Liberasion"-it parisien Zhan Kartmer në bllokun e tij "Prapaskenat nga Brukseli".

Debati, i cili u zhvillua javën e kaluar (të mërkurën dhe të enjten) në Bruksel kishte të bënte me çështjen nëse duhet t'i jepet ose jo data e fillimit të negociatave Maqedonisë, e cila mori status të "kandidatit" në vitin 2005, shkruan gazetari i Liberasion.

Gjatë debatit, përfaqësuesi i përhershëm grek në BE (ambasadori) Teodoros Sotiropulos ka sulmuar verbalisht kolegun e tij austriak, duke thirrur në gjuhën gjermane. "Ka kaluar koha kur Austria, diktonte vullnetin e saj në Ballkan".

Ambasadori francez Filip Etien ka ndërhyrë që ta qetësojë situatën, para ndërprerjes së mbledhjes nga ana e kryesimit qipriot.

Teksti i gazetarit francez ka shkaktuar seri komentesh të lexuesve në bllokun e tij, nga të cilët pjesa më e madhe shprehu moskuptim për pozicionin grek për emrin e Maqedonisë.