e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Peqin fiton PD, Erseke fiton PS

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Peqin fiton PD, Erseke fiton PS
Raportohet se procesi i numërimit të votave në qytetin e Peqinit ka përfunduar. Sipas të dhënave, kandidati i “Aleancës për Qytetarin”, Ilir Rrushi rezulton fitues. Rrushi ka marrë 2760 vota ndërsa kandidati i “Aleancës për të Ardhmen” Naim Teqja, ka marrë 908 vota. Ndërkohë që procesi i numërimit të votave ka përfunduar edhe në bashkinë e Ersekës. Kandidati i “Aleancës për të Ardhmen”, Ali Laho ka marrë 1548 vota ndërsa kandidatja e “Aleancës për Qytetarin” Zhaneta Prifti ka marrë 1232 vota.