Patozi: Qeveria jo perfekte, por ka merite per sukseset
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Astrit Patozi, thotë se debati për zgjedhjen e kreun të shtetit në vitin 2012 është shumë herët, por thotë mendimin e tij për dy emrat e parë të lakuar, Bamir Topin dhe Jozefina Topallin. Për Presidentin aktual thotë se me të e ndan vota e 8 majit, ndërsa me kryeparlamentaren e bashkon vota çdo të enjte në Kuvend.Në një intervistë për gazetën “Panorama” ai flet edhe për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, amendimin e Kushtetutës, zgjedhjet në PD dhe ndryshimet në qeveri.
Zoti Patozi, raporti i OSBE/ODIHR-it, i publikuar pak ditë më parë, nxori një sërë kritikash për punën e KQZ-së, të Kolegjit, por edhe boshllëqe të Kodit Zgjedhor. Me fillimin e jetës parlamentare në shtator, do të ketë një tjetër ftesë nga maxhoranca në drejtim të opozitës për kryerjen e reformës zgjedhore sipas rekomandimeve të ndërkombëtarëve?
Në fakt, do të ketë një vijim të ftesës sonë të përsëritur në gjithë këto vite. Dhe, për të qenë sa më të freskët, letra ime drejtuar zotit Ruçi para mbylljes së sesionit të shkuar, vijon të mbetet e hapur, ndonëse ajo nuk pati një përgjigje. Do të mjaftonte riaktivizimi i saj që të kishim një start normal të jetës parlamentare në shtator. Ajo që dua të theksoj është se në këtë çështje nuk ka shumë rëndësi aspekti formal, por intensioni politik. Kemi qenë, jemi dhe do të jemi të hapur për një bashkëpunim të shpejtë, sidomos për reformën zgjedhore, jo thjesht se këtë e kanë kërkuar edhe ndërkombëtarët pas publikimit të raportit të OSBE/ODIHR-it, por, më shumë, sepse suksesi i reformës zgjedhore është i lidhur me shumë procese të tjera jetike për progresin e Shqipërisë, sidomos përsa i përket integrimit të vendit në BE. Ndërkohë, kam bindje se kjo reformë është më shumë se çdo gjë tjetër në interesin e vetë opozitës, e cila, me apo pa të drejtë, ka pretendimet e veta të mëdha për cilësinë e zgjedhjeve në Shqipëri. Dhe unë nuk di ndonjë formë tjetër përveç pjesëmarrjes për të ndryshuar rregullat në një shtet të lirë dhe demokratik.
Në raport, ndër të tjera, propozohet riformulimi i KQZ-së. Në tregun mediatik janë hedhur disa variante, ndër të tjera, që anëtari i shtatë të propozohet nga Presidenti apo nga Gjykata e Lartë. A jeni ju të gatshëm ta ndryshoni formulën e zgjedhjes së këtij institucioni dhe drejt cilit variant shkoni më shumë?
Mendoj se është ende shpejt që të flitet për formula të veçanta. Së pari, ne duhet të krijojmë pa humbur kohë komisionin e posaçëm të reformës zgjedhore, si shprehja më minimale e vullnetit politik për të bashkëpunuar për interesa të përbashkëta. Pastaj do t’i ngelet tryezës së tij për të diskutuar, debatuar dhe shqyrtuar të gjitha mundësitë. E rëndësishme është qe ne nuk jemi fanatikë për asgjë që mund të ndryshohej në funksion të përmirësimit të klimës së besimit reciprok, si dhe të garancive më të mëdha për zgjedhje me standarde të lata demokratike; përfshirë këtu edhe rikompozimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Opozita kërkon që paralelisht me reformën zgjedhore të bëhet edhe një reformë kushtetuese, duke shprehur edhe pendesën e saj për ndryshimet e 21 prillit 2008. Nëse nga PS-ja do të vendoset si kusht reforma në Kushtetutë me ndryshimin e Kodit Zgjedhor, maxhoranca do të heqë dorë nga qëndrimi i saj i derisotshëm për të mos prekur ligjin themeltar të shtetit?
Mendoj se kjo është lëvizja politike më pa sens dhe më mediokre e opozitës që nga viti 2005 e deri sot. Ndërkohë që nuk kanë qenë të rralla gafat dhe dështimet e Edi Ramës në këto gjashtë vjet. Në rast se do të ishte e vërtetë që ndryshimet kushtetuese ishin ato që i sollën Partisë Socialiste dy humbje të njëpasnjëshme, në zgjedhjet e përgjithshme dhe ato vendore, një lider i përgjegjshëm nuk mund të mjaftohej kurrsesi me një ndjesë të thatë publike, por duhet të kishte dhënë me kohë dorëheqje.
Dhe, ndoshta, pasuesi i tij mund të kishte një të drejtë morale, që duke mos i njohur përgjegjësi vetes, të kërkonte të ndreqte një gabim të rëndë të paraardhësit. Sikurse të gjithë e dimë, nuk jemi te ky rast dhe, me sa duket, nuk do të mbërrijmë edhe për një kohë të gjatë, pavarësisht disfatave të përsëritura të zotit Rama, sepse do të gjendet gjithmonë një alibi. Por, në fakt, nuk është Kushtetuta fajtore për humbjet e Partisë Socialiste, ndërkohë që nuk është fare e papritur që do të mbërrinim një ditë te zgjedhja e Presidentit, ndoshta me 71 vota, në rast se do të shkonte puna në raundin e fundit.
Është një gjë që dihej që në vitin 2008 me dëshirën dhe vullnetin e plotë të Edi Ramës, i cili sot thjesht dhe vetëm po tregon se sa i pasinqertë ka qenë atëherë. Sepse me këtë kthesë ai po u provon të gjithëve se e ka pranuar reformën kushtetuese vetëm duke e menduar veten fitues, ndërsa tani kërkon të kthejë gjithçka nga e para, sepse nuk arriti që të bëhet i tillë. Dhe ky është një pozicion sa i mjerë, aq dhe qesharak për një politikan të këtyre përmasave. Por, tek e fundit, kjo nuk është një çështje që na përket ne për ta zgjidhur apo ndryshuar. Nuk dua ta vulgarizoj, por duket se për Edi Ramën dhe avokatët publikë të linjës së tij të re politike ky vend duhet të ketë dy kushtetuta; njërën që të parashikojë kur Partia Socialiste është në humbje, dhe tjetrën kur ndonjë ditë të arrijë të fitojë zgjedhjet. Dhe këto të dyja duhet të miratohen, me hir ose me pahir, nga Partia Demokratike. Pikërisht për të gjitha këto them se absurdi është në kufijtë e fantazisë më ekstreme.
Këtë vit do të ketë zgjedhje edhe për postin e guvernatorit të Bankës së Shqipërisë dhe kreut të KLSH-së, ndërkohë që prej muajsh nuk zgjidhet as Avokati i Popullit. Ekziston mundësia e një pakti të madh me opozitën për zgjedhjen e krerëve të këtyre institucioneve?
Pavarësisht rëndësisë që ka çdo institucion në zinxhirin e sistemit tonë demokratik, nuk mendoj se zgjedhja e titullarëve që ju përmendët të shërbejë si pretekst apo shkak për të pasur një pakt të madh apo marrëveshje historike mes dy kampeve politike. Ka shumë më tepër arsye të forta që e bëjnë jo vetëm të domosdoshëm në letër, por edhe plotësisht të arritshëm në praktikë bashkëpunimin mes maxhorancës dhe opozitës.
Një debat është hapur së fundi edhe për mënyrën se si zgjidhet Presidenti. Vazhdoni të keni të njëjtin mendim, se zgjedhja e tij duhet të bëhet me 71 vota?
Ky nuk është një mendim i imi apo i yni, por një përcaktim i qartë i Kushtetutës. Ne nuk mund të tallemi me Kushtetutën, por, mbi të gjitha, as me qytetarët shqiptarë, që çdo tre vjet të ndryshojnë themelet e sistemit tonë, në varësi të rezultateve elektorale të një partie, qoftë kjo më e madhja e opozitës apo e maxhorancës. Madje edhe për vetë Presidentin, në rast se do ta shkëpusnim atë nga ambiciet meskine të një emri të përveçëm, do të kishte qenë fyerje që në fare pak kohë të ndryshonte kryekëput mënyra e zgjedhjes së tij për shkak të emocioneve politike diametralisht të ndryshme të të njëjtit politikan apo të së njëjtës forcë politike.
Rreth tri javë më parë, aleatët e PS-së dhe të PD-së hodhën emrat e parë për kandidatët për President. Nard Ndoka propozoi Bamir Topin, ndërsa Zef Bushati, aleati juaj, propozoi Jozefina Topallin. Ndonëse jemi rreth një vit para zgjedhjes së kreut të shtetit, cili është mendimi juaj për këta dy emra?
Nuk më ka pëlqyer kurrë të komentoj deklaratat personale të individëve të ndryshëm, të cilët sigurisht që janë të lirë t’i shprehin kur, ku dhe si të duan mendimet dhe opinionet e tyre. Unë i qëndroj pikëpamjes që ne si maxhorancë kemi shumë punë për të bërë deri në korrikun e ardhshëm dhe jemi tmerrësisht shpejt që të merremi me emrin që do të ketë Presidenti i ardhshëm. Ndërkohë, besoj se opinioni im për të dy emrat e cituar, jashtë këtij konteksti, është përgjigjja e një pyetjeje retorike. Me njërin më bashkojnë shumë gjëra, por sidomos, çdo të enjte, vota e përbashkët në Kuvendin e Shqipërisë, ndërsa me tjetrin më ndan vota e 8 majit, e hedhur gabimisht në kutinë tjetër, por që fati e deshi të dilte në dritën e diellit si objektin, ashtu dhe subjektin.
Në gjysmën e dytë të mandatit të dytë qeverisës të PD-së, cili është vlerësimi juaj për performancën e qeverisë? E shikoni me vend të ketë një riformatim të kabinetit që do ta çojë koalicionin e djathtë në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2013?
Nuk kemi thënë ndonjëherë që kjo është një qeveri perfekte, por që ky kabinet, i cili drejton me seriozitet dhe përkushtim vendin prej dy vjetësh, ka meritën kryesore dhe të padiskutueshme në të gjitha sukseset jo të pakta që Shqipëria ka arritur gjatë kësaj periudhe, jo kaq të lehtë edhe për shtete shumë më të pasura dhe më me traditë demokratike se ne. Ndërsa kjo çështja e riformatimit të kabinetit është një pyetje gati bezdisëse që bëhet pothuajse në nisjen e çdo stine jo vetëm politike, por edhe kalendarike. Jashtë normës të njohur, që i takon Kryeministrit të gjykojë dhe vendosë se kur ekipi i tij ka nevojë të ndërrojë “kuajt e lodhur”, gjykoj se mediat tona, që e nxisin pa shumë elegancë dhe arsye një debat të tillë, duhet të mësohen me faktin që pritshmëria e tyre për të parë tek kjo maxhorancë telenovela si ato të KPD-ve socialiste nuk do të shpërblehet ndonjëherë.
Zgjedhjet lokale të 8 majit nxorën fitues koalicionin e djathtë me 140 mijë vota më shumë se opozita, por PD-ja, në raport me PS-në, kishte rreth 90 mijë vota më pak. E vlerësoni si të mjaftueshme analizën e bërë në Këshillin Kombëtar në muajin korrik, pas përfundimit të këtyre zgjedhjeve?
Jo. Nuk e konsideroj të mjaftueshme, për vetë faktin se vetë ajo mbledhje nuk e kishte një pretendim të tillë. Në një farë mënyre ajo ishte hapja apo hyrja e një procesi që do të vijojë edhe nëpër forume të tjera të Partisë Demokratike, duke pasur parasysh faktin që analiza e zgjedhjeve lokale nuk mund të jetë e përqendruar edhe për vetë natyrën specifike që ato kanë. Sepse nuk mund të analizohet njësoj, fjala vjen, rezultati i Tiranës me atë të Kavajës apo Laçit, ai i Shkodrës me atë të Sarandës, e kështu me radhë. Në këtë kuptim, ne kemi ndërmend që të shqyrtojmë me realizëm dhe me ftohtësi çdo defekt apo mungesë, çdo strategji të gabuar dhe përzgjedhje që nuk solli rezultatin që prisnim, ndërkohë që pa dyshim që duhet të evidentojmë edhe meritat e veçanta dhe skemat e qëlluara që sollën atë fitore të bukur në kryeqytet dhe në gjithë Shqipërinë me një diferencë të ndjeshme.
Këshilli Kombëtar, më në fund, me dy vjet vonesë zgjodhi Kryesinë e re të partisë. Cili është mendimi juaj për rezultatin e prodhuar nga ky votim? Ngelën jashtë emra si Besnik Mustafaj, Gazmend Oketa, të cilët njihen si kritikë të vijës së partisë dhe u bënë pjesë e Kryesisë së re figura jo dhe aq me peshë në PD.
Unë njoh dhe respektoj çdo lloj rezultati që del nga vota e lirë. Dhe këtu nuk mund të bëjë përjashtim Kryesia e re e Partisë Demokratike, për të cilën kam vlerësimin më pozitiv, pavarësisht se jam pak në konflikt interesi. Ndërkohë, mendoj se Partia Demokratike, Këshilli i saj Kombëtar, ka edhe shumë personalitete të tjera që kandiduan ose jo për Kryesi, që do t’i bënin nder çdo forumi të lartë politik. Të mos harrojmë se gara brenda vetes nuk është një qëllim në vetvete për një forcë kryesore politike, e cila sfidën e vërtetë e ka që të mundë kundërshtarin në zgjedhje.
Po kështu gjykoj se rendja pas emrave të përveçëm është një gjueti e zakonshme mediatike për të prodhuar ngjarje nga hiçi, sesa një përpjekje për një shpjegim realist të fenomeneve politike. Di që zoti Oketa u kandidua, ashtu si edhe shumë të tjerë, që nuk arritën të fitonin votat e mjaftueshme për të qenë anëtarë të Kryesisë së PD-së, dhe ky nuk është as fundi dhe as fillimi i botës. Ndërkohë kam dëgjuar dhe lexuar në mënyrë të përsëritur zotin Mustafaj të thotë se i ka dhënë fund me dëshirë karrierës së tij politike në Partinë Demokratike. Atëherë, ku qëndron befasia dhe e pazakonta këtu?
Mustafaj e ka quajtur PD-në si një ekip rrogëtarësh dhe të larguar nga militantët. Cili është mendimi juaj për këtë deklaratë të ish-ministrit demokrat?
As e di dhe as dua ta komentoj këtë që, sipas jush, ka thënë zoti Mustafaj. Unë kam optikën time për këtë çështje. Është jashtë çdo logjike që të presësh që një parti në pushtet të funksionojë si qeveri paralele, pra nuk mund të ketë një ndarje me thikë të funksioneve politike me ato ekzekutive. Sepse qëllimi dhe vetë ekzistenca e partive në demokraci nuk është jeta politike në vetvete, por fitorja e zgjedhjeve pikërisht për të qeverisur. Ndaj, edhe për këtë arsye, PD i ka të përqendruara në qeverisje shumicën e kapaciteteve të veta më të afta dhe kështu do të vijojë të jetë edhe në të ardhmen. Ndërkohë, nuk shoh asnjë hendek mes lidershipit politik (brenda apo jashtë Ekzekutivit) me militantët apo atë që quhet rëndom si baza e partisë. Por, mund të them me siguri që si një parti me vitalitet të jashtëzakonshëm, së cilës nuk i ka ikur ende shija idealiste e Lëvizjes së Dhjetorit, Partia Demokratike, edhe sot që po flasim, por edhe në të shkruarën e saj të largët dhe të afërt, do të mbetet deficitare në raport me kontributin e çmuar të militantëve të vet, të pakrahasueshëm me çdo forcë tjetër politike.
Zgjedhja e Kryesisë së re është kritikuar edhe nga deputeti Fatos Hoxha, që e ka cilësuar atë si ekipin rezervë të Partisë Demokratike…
Siç e thashë më lart, nuk e kam fare atë mendim, por edhe sikur të ishte ashtu, sërish do të ndjehesha i lumtur. Sepse kjo do të thoshte që Partia Demokratike e mund kundërshtarin e vet sa herë që ka zgjedhje, edhe me ekipin e dytë. Imagjino se ç’do të bënte po të fuste në lojë skuadrën e parë…
Ndryshe nga sa pritej, u shty sërish zgjedhja për Sekretariatin, përfshi këtu edhe nënkryetarët. Përse u vendos që zgjedhjet të bëheshin me dy faza? A është e vërtetë se zgjedhja e kësaj pjese të forumit u shty në një fazë të dytë për të zgjedhur të pakënaqurit që nuk u futën në Kryesi?
Këto janë teknikalitete procedurale dhe organizative në funksionet e një partie që nuk kanë ndonjë rëndësi të veçantë për interesin e publikut. E rëndësishme është që Partia Demokratike, në respekt të statutit të saj, është në lartësinë e detyrimeve të saj politike, që në rastin e fitores së dy palë zgjedhjeve rresht, janë të përqendruara kryesisht në mirëqeverisjen e vendit.