Parajsa e hashashit, kafe dhe marjiuane ne lokal
Në këtë seksion: Kuriozitete · 8 artikuj ↓
E ndryshuan ligjin për ca kohë për t’u bërë më të rreptë, por më pas e rikthyen ashtu siç ishte. E kemi fjalën për kryeqytetin holandez, Amsterdamin, që mund të quhet ndryshe, edhe ‘parajsa e hashashit’ për turistët. Çfarë duam të themi? Që turistët që vizitojnë Amsterdamin, mund të konsumojnë hashash në kafenetë e qytetit.
Sipas kryetarit të bashkisë, Eberhard va nder Laan, “turistët mund të vazhdojnë të vizitojnë 220 kafe të Amsterdamit, edhe pse nuk janë banorë të Holandës”. Bëhet me dije se nga 7 milionë turistë që vizitojnë mesatarisht Amsterdamin çdo vit, rreth 1.5 milionë prej tyre, bëjnë një ndalesë në kafenetë, për të blerë kanabis.
Pas zgjedhjeve të parakohshme që u mbajtën në vend në shtator, u vendos që të dalë jashtë përdorimit “karta – kanabis”, e cila filloi të funksiononte më 1 maj në Holandën jugore, ndërsa vitin e ardhshëm do të funksiononte në gjithë vendin. Kjo kartë kishte si qëllim që të kufizonte përdorimin e hashashit në kafene vetëm për vendasit. Por edhe pse kjo kartë teknikisht është në fuqi, përdorimi i saj do të bëhet sipas kritereve që vendosin bashkitë. Kështu, Amsterdami e mori vendimin, “kanabis për të tërë”.