PS ne Kuvend: 'Borxhi mund te destabilizoje vendin, nuk e votojme'
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Debate sot në Kuvend për buxhetin e 2013-, ku opozita është shprehur kundër votimit të tij.
Majko: "Borxhi mund të na çojë në destabilitet"
Deputeti i PS-së, Pandeli Majko, theksoi në seancën plenare, se heqja e kufirit për borxhin do të dërgojë vendin në destabilitet, ndërsa qeveria pasardhëse do të trashëgojë miliarda lekë borxhe. Gjë që, sipas Majkos, opozita nuk do ta lejojë.
“Në 4 vitet e mandatit të dytë qeverisja aktuale e mori vendin me 682 miliard lekë borxhe dhe po e mbyll me 895 miliardë lekë borxhe. Kjo rrezikon stabilitetin e vendit. Vetëm pagat do të jenë 51 mld lekë. Të gjitha studimet serioze thonë, se kufiri i pranueshëm i borxhit për përballimin normal është jo 64%. Berisha e di ku po e çon vendin, doktori e di, jemi përballë një shoqërie të varfër, që nuk mban më. Nuk duam të jemi në pozitat, që nesër të na thonë pse nuk folët?! Unë nuk e votoj këtë buxhet. Më mirë më pak të varfër, se të rrojmë me djersën e atyre që nuk kanë lindur ende nesër”, tha Majko.
Arben Ahmetaj: "Kostoja do të bjerë mbi fëmijët tanë"
Deputeti socialist, Arben Ahmetaj, theksoi se kostja e lartë e borxhit do të bjerë mbi fëmijët tanë. Theksoi se qeveria ka dështuar me të gjitha privatizimet, duke përmendur, shitjen e Albpetrol. Nuk ka harruar të përmendë si edhe gjetkë gjendjen e KESH-it dhe abuzimet e tij, duke treguar se kompania ka arritur në atë gjendje sa nuk ka të paguajë punonjësit e saj.
Mimi Kodheli: "Ky buxhet, i ferrit fiskal"
Deputetja e PS-së, Mimi Kodheli u shpreh se “ky është buxheti jo i parajsës fiskale, por i ferrit fiskal. Kjo qeveri po lë më keq si ç’i gjeti financat vendore. Shpenzimet për pushtetin vendor në minimumin historik. Të mos e miratojmë kështu siç është shkruar. Nuk mund të pranojmë që për makiazh është harxhuar 4 miliardë dollarë dhe për pediatrinë asgjë”, ka theksuar Kodheli. Borxhi publik i Shqipërisë llogaritet 895 miliardë lekë ose 62.6 % e Prodhimit kombëtar. Ka 1.2 miliardë lekë borxhe në sistemin energjitik. Ka deri në 200 milionë dollarë pa paguar kompanive private për punë publike të kryera", deklaroi Kodheli. Kodheli tha se ky buxhet nuk mund të votohet, pasi parashikon shpenzime minimale për arsimin, shëndetësinë e pushtetin vendor. “Vetëm 2,6 % e GDP shkon për arsimin, ndërsa për shëndetësinë jo më shumë se 2% të GDP”, tha ajo.
Bode: "Kemi borxhin më të ulët në rajon"
I menjëhershëm ka qenë reagimi i ministrit të Financave, Ridvan Bode. “Po e nis me pyetjen e parafolësit, se ku po e çojmë Shqipërinë? Po mundohemi të mbajmë shpresë tek investimet afatgjata për vendin. Ka të ardhme ekonomia shqiptare, pasi janë duke u kryer investimet e huaja në vend”, ka shpjeguar Bode. Sipas tij, në kuadrin e problematikës që krijoi kriza po cenohet edhe Shqipëria. “Opozita ta shohë në kontekstin global, ne nuk jemi vend i mbyllur me gjemba. Ju në kohën tuaj e kishit borxhin publik mbi 57%, ndërkohë që rajoni e kishte 44%. Ne kemi rritur borxhin publik vetëm me 3,7%, modeste rritja krahasuar me rajonin. Ai është i rrezikshëm, por jo kur do të zgjidhësh problemet e ekonomisë, kur je në vështirësi. Ne jemi të fundit në rajon, kemi borxhin më të ulët, ndërkohë që rajoni e ka 11%”, ka replikuar Bode.
Berisha: "Buxheti më i madh në histori"
Kuvendi po shqyrton sot nen për nen projektbuxhetin e vitit 2013, për të cilin pritet të ketë debate të ashpra mes mazhorancës dhe opozitës. Në fjalën e tij, kryeministri Sali Berisha tha në seancën e Kuvendit, se ky është buxheti më i madh në historinë e vendit. Ai u shpreh se, kur vendet e tjera janë në krizë të thellë ekonomike, Shqipëria rriti pagat dhe pensionet dhe synon investime në ekonomi. “Ky buxhet arrin vlerën 410 miliardë lekë dhe ka synimin e rritjes së mirëqenies së qytetarëve. Ky buxhet synon të rrisë llogarit dhe të ardhurat”, tha Berisha.
Në fjalën e tij, Berisha ka shkëmbyer dhe batuta me deputetët e PS-së. Ai u ndal deklaratat e kreut të PS-së Edi Rama, një ditë më parë në takimin më personat me aftësi të kufizuara. “Më së fundmi kryetari juaj bëri zbulimin gjenial, ai gjeti metrin e të vërtetës, por në metrin e tij, nga Damiani te Prolerari mbeten në klasë, se ai tha i vërtetë është vetëm ai që së bashku me këpucë është dy metër i gjatë. Pasi mashtroi tetë vjet shqiptarët, tani tha më besoni se jam i gjatë. Nuk kisha dëgjuar kurrë një gjë të tillë, përveç Fidelit të partisë, ju të tjerët absolutisht, puthuni me Milon për listat që vijnë”,- tha Berisha, duke iu drejtuar opozitës.
Berisha u ndal në krizën në rajon dhe u shpreh se ajo erdhi si pasojë e borxheve të marra, të cilat nuk janë përdorur për investim. “Kriza ka vendosur në vështirësi të jashtëzakonshme shumë vende në të cilat është 2-3 fishuar papunësia. Në të cilat janë ulur rrogat dhe pensionet deri në 40 dhe 50 për qind. Në disa vende ka rënie dramatike të rritjes ekonomike. Ende disa vende ndodhen në tunel dhe akoma nuk shohin rrezet e dirës. Kjo është një krizë shumëplanëshe, është e krizë e Euros, e asaj monedhe që u konsiderua mrekullia e shekulli. Është krizë e borxheve të marra jo për investime”, tha Berisha
Kryeministri Berisha tha se ky është buxheti i mirëqenies së qytetarëve shqiptarë, që do përballojë indeksin e rritjes së çmimeve. Berisha nënvizoi se edhe këtë vit qeveria do rrisë rrogat dhe pensionet. Ai tha se, “kjo rritje nuk përbën një barrë të madhe për sektorin privat. Me gjithë këto rritje në sajë të politikave që ndoqi qeveria shpenzon në formën e pagave 5,2% të GDP”, tha ai.
Kryeministri mori si shembull Bashkinë e Tiranës, për të cilat nuk kurseu akuzat. “Gjatë kohës që Bashkia e Tiranës drejtohej nga Rama ne i trefishuam fondet, për rrugë dhe shkolla, po çfarë ndodhi me fondet, nuk mbeti asnjë qindarkë pasi të gjitha u bënë rroga partie, iu dhanë zëdhënëseve që ndërtuan vila trekatëshe. Këto vjedhje do i zgjidhë qershori”, shtoi ai. Ndërkohë opozita e konsideron buxhetin e vitit 2013 si një buxhet krize, ku qeveria ka humbur optimizmin, por, nga ana tjetër, shfaq pasiguri të mëdha në shifrat që jep. Ndërkohë pritet që sot Kuvendi të shqyrtojë edhe dekretin e presidentit Bujar Nishani për emërimin e Adriatik Lallës si prokuror i përgjithshëm. Komisioni i Ligjeve miratoi vetëm me votat e mazhorancës emërimin e Llallës si kryeprokuror ndërkohë që opozita abstenoi