PS-ja vendos rinisjen e protestave
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Partia Socialiste vendosi të mërkurën të rinisë protestat popullore, në shenjë reagimi ndaj vendimmarrjes së shumicës në KQZ për të numëruar fletët e gjetura në kutitë e gabuara. PS-ja thirri qytetarët në “revolta paqësore”, jo vetëm në Tiranë, por edhe në rrethet e vendit. Reagimi i parë erdhri nga dega e partisë socialiste në Gjirokastër, e cila lajmëroi protesta në orën 18.00 në këtë qytet. Pas mbledhjes së grupit, socialistët vendosën të shkojnë sërisht para KQZ-së. Ndërkohë ambasadori amerikan ka shkuar në orën 15.30 në zyrën e kryeministrit Berisha.