e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

PDIU: Nuk ka fitues dhe humbes, fitoi Shqiperia

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
PDIU: Nuk ka fitues dhe humbes, fitoi Shqiperia
PDIU thote se ka parregullsi gjatë procesit të numërimit në qarqet Elbasan, Vlorë e Berat. “Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet, gjatë procesit të numërimit të votave ka vërejtur se po cënohet vota e saj në qarqet Elbasan, Vlorë dhe Berat”, tha PDIU duke paralajmëruar se do të ndjekë të gjitha procedurat ligjore për të denoncuar këto parregullsi, ndërkohë që bën u thirrje forcave politike administrojnë proçesin e numërimit sipas standardeve dhe frymës së votimit të qytetarëve shqiptarë.

Duke iu referuar ditës së djeshme të votimit Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet përshëndet atmosferën në të cilën u zhvilluan zgjedhjet. “Dje nuk ka patur të fituar dhe të humbur, por kanë fituar proceset integruese të Shqipërisë”, tha PDIU duke u bërë thirrje forcave politike që janë pjesë e administrimit të procesit zgjedhor, që të ruajnë standardet e këtyre zgjedhjeve.

PDIU vlerëson si pozivite rezultatet e arritura në të gjithë vendin, dhe raporton fitoren e konfirmuar të kandidatit të PDIU në Bashkinë Rrogozhinë, Ndriçim Dushku.. Në Bashkinë Delvinë, PDIU është shpallur forcë e parë politike, ndërsa deri tani është forcë e dytë politike në bashkitë Peqin, Rrëshen dhe Bajram Curri.