e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

PDIU: Na tjetersuan voten ne Uren Vajgurore

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
PDIU: Na tjetersuan voten ne Uren Vajgurore
PDIU denoncoi të mërkurën tjetërsimin e votës në zonën e Urës Vajgurore në Berat. Zëdhënësi i partisë çame Ardit Bido tha se është cënuar vota në dy komuna. Në Otllakë, megjithëse u skanuan 47 vota, në proçesverbal u shënuan vetëm 7 vota, tha zëdhënësi i PDIU-së. PDIU tha se do të ankimojë çdo vjedhje vote dhe nuk do të tolerojë tjetërsimin e rezultatit. Deri tani PDIU ka fituar tre bashki, Sukthin, Librazhdin dhe Rrogozhinën, si dhe dy komunat Markat e Shushicë.