e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

PD udheheq ne Shkoder, PS ne Tirane, Durres dhe Elbasan

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
PD udheheq ne Shkoder, PS ne Tirane, Durres dhe Elbasan
Vijon numërimi i votave për rezultatin e zgjedhjeve vendore të 8 majit. Sipas të dhënave nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, Partia Socialiste është në avantazh në bashkinë e Tiranës, Durrësit, Elbasanit ndërsa Partia Demokratike në bashkinë e Shkodrës.

Deri në orën 19:00 të së mërkurës vijon numërimi i votave në 8 njësi bashkiake në Tiranë dhe Edi Rama po udhëheq me 656 vota kundrejt Lulzim Bashës. Në Tiranë janë numëruar 384 kuti votimi nga 485 që janë gjithsej.

Sa i përket Durrësit është në avantazh kandidati socialist, Vangjush Dako, me 1829 vota kundrejt kandidatit demokrat Ferdinand Xhaferraj.