e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

PD-ja ne Kolegj: Te mos ndeshkohet vullneti i zgjedhesve

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
PD-ja ne Kolegj: Te mos ndeshkohet vullneti i zgjedhesve
Kolegji Zgjedhor dëgjoi të premten përfaqësuesin e Partisë Demokratike, Ivi Kaso, i cili tha se nuk mund të ndëshkohet vullneti i zgjedhësve vetëm sepse mund të kenë hedhur fletët e votimit në kutinë e gabuar. Zoti Kaso tha se vendimmarja e KQZ është e bazuar në Kod.

“Nuk dëgjuam të flitej për të drejtën e votes. Fletë të vlefshme janë hedhur në kutinë e gabuar ndaj nuk mund të ndëshkohet vullneti i zgjedhësve”, tha Kaso, i cili nënvizoi se akti i paraqitur është akt i ndërmjetëm dhe jo normativ. “Forma e këtij akti është jo e njëjtë me përmbajtjen, ai është akt individual”, tha përfaqësuesi i PD-së, sipas BW.

Drejtoresha juridike e KQZ- së Dëshira Pasko tha se ky institucion i është referuar rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it që ka theksuar faktin se duhet të rritet autoriteti i KQZ-së. Partia Socialiste iu kundërpërgjigj duke thënë se KQZ-ja i ka hequr një paragraf rekomandimeve të OSBE-ODIHR-it./Telegrafi/