e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

PD-ja e 'demoralizuar' nga humbja e thelle, pritet doreheqja e kryeministrit Berisha

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
PD-ja e 'demoralizuar' nga humbja e thelle, pritet doreheqja e kryeministrit Berisha

Fitorja e madhe e të majtëve duket se e ka “demoralizuar” kryeministrin, i cili ka vendosur të heshtë dhe të mos e komentojë humbjen. Ditën e sotme pritet që kryeministri Berisha të japë dorëheqjen.  Sipas disa burimeve brenda PD-së, Berisha pritet të deklarojë humbjen në zgjedhje të koalicionit Aleanca për Mirëqenie, Punësim, dhe Integrim dhe dorëheqjen nga posti i kryeministrit. Ende nuk bëhet e ditur nëse Berisha do të largohet edhe nga drejtimi i Partisë Demokratike, por sipas disa burimeve, vendi i tij do të zihet nga kryetari aktual i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha.

Selia e Partisë Demokratike ka qenë dje në heshtje dhe i vetmi reagim për pranimin e humbjes ka qenë një koment i deputetes së Fierit Mesila Doda në Facebook ku ajo shkruan: “Kjo është dita më e vështirë për militantët e PD pas vitit 97?. Të dashur militantë, simpatizantë të PD….ditët e ardhshme do kemi mundësinë të reflektojmeëmbi këtë votë të shqiptarëve. E vetmja gjë që dua t’ju them është që do jem me ju në çdo ditë të jetës sime, dhe do kërkoj vetëm të risjellim parimet e shenjta mbi të cilën ngritëm Partinë Demokratike të vitit ’90. Ne jemi dhe do jemi forca që sjellim progres në këtë vend! Do jem me ju për risjelljen e atyre parimeve që na bëjnë ta duam këtë vend të zhvilluar, demokratik, europian!!! ,” përfundon mesazhi i Dodës në FB.