e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Operacioni, bie nga shtylla efektivi i RENEA-s

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Operacioni, bie nga shtylla efektivi i RENEA-s
Bie nga lartesia nje nga efektivet e RENEA-s,  gjate operacionit per  zbritjen poshte nga shtylla e tensionit te larte te 60-vjecarit Caush Isaraj, qe kercenoi per rreth 2 ore me vetvrasje nga maja e shtylles.

Renia e efektivit Adrian Dibra, 41 vjec ka qene e befte dhe krejt aksidentale, ne pamundesi per te vendosur te dyja kembet ne te ndarat e shtylles. Renia ka qene mbrapsh e dyshohet me koke.

Efektivi u transportua me urgjence me ambulancen qe ishte ne vendin e ngjarjes, ne ndihme te Isarajit. Efektivi sipas mjekeve, ndodhet ne gjendje te rende me demtime te shumta ne shpine dhe ne pjesen e kokes.

Kercenimi per vetevrasje

Ngjarja u zhvillua në zonën “Don Bosko” në Tiranë, ku shtetasi identifikuar si Caush Isaraj, me origjine nga Picari i Gjorokastres  ka hipur në majë të një shtylle të tensionit të lartë, ndoshta në një lartësi 30 metra dhe ka qendruar qe nga ora 08.30 e mengjesit deri pas ores 10.00. Në vend kanë mbërritur forca të shumta të policisë, zjarrefikses dhe një ambulancë.

Tre efektive te policise jane ngjitur ne shtylle dhe e kane mberthyer ate nga kembet, ne tentative per ta zbritur, por ai ka bere rezistence. Teksa policia i bente thirrje me magafon që lart ai ka hedhur një dosje, në të cilën pretendon se ka gjithë dokumentacionin e pronave që deklaron se i janë grabitur. CEZ ka bere nderprerjen e energjise elektrike ne kete zone, ne menyre qe te mos kete ndonje problem, nderkohe qe zoteria vazhdonte te qendroje ne shtylle.