Odiseja: Leka I, mbreti me kurore dhe pa pushtet
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Një “mbret” që pas shumë përpjekjesh u kthye më në fund me kurorë në vendlindje, por pa pushtet. Sipas njoftimit të oborrit mbretëror shqiptar, “në të zbardhur të datës 7 prill, fëmija i vetëm i Mbretit Zog I dhe Mbretëreshës Geraldinë të shqiptarëve, largohet në drejtim të kufirit me shtetin grek. Më pas, në Turqi, Rumani, Poloni, vendet baltike, Suedi, Norvegji, për të mbërritur përfundimisht në Francë, në muajin korrik. Pas fillimit të sulmit gjerman më 10 maj 1940, familja mbretërore shqiptare shpërngulet drejt Perëndimit, ku me anije mbërrijnë në Britaninë e Madhe. Mbreti George IV i Anglisë do t’i ofronte mbrojtje dhe siguri gjatë gjithë periudhës së Luftës II Botërore. Me përfundimin e luftës, Familja Mbretërore zhvendoset kësaj radhe në Egjipt, pas ftesës së marrë prej Mbretit Faruk, i cili ishte pasardhës i shqiptarit themelues të dinastisë mbretërore egjiptiane, Mehmet Ali Pasha.
Ndryshimet politike në Egjipt sollën si rezultat zhvendosjen e radhës për familjen mbretërore shqiptare, e cila në korrik të vitit 1955 u vendos përfundimisht në Cannes të Francës. Në vitet 1956-1959 do të regjistrohet në akademinë ushtarake të Sandhurst, prej së cilës do të gradohet si toger. Pas kthimit në Francë, ai ndoqi studimet e larta në Drejtësi dhe shkenca ekonomike në Sorbonë, si edhe disa kurse për gjuhët dhe kulturën orientale. Më 5 prill 1957, kur Princi Leka mbush plot 18 vjeç, Mbreti Zog e shpall atë trashëgimtar të kurorës mbretërore. Ndërsa pas vdekjes së Mbretit Zog në spitalin Foch të Parisit më 9 prill 1961, në përputhje me statutin e Mbretërisë shqiptare të vitit 1928, vendin e Mbretit Zog e zuri Mbreti Leka i Parë, i cili bëri edhe betimin para një Asambleje të shqiptarëve në mërgim, të përbërë prej dinjitarësh të lartë të Mbretërisë, ish- deputetë, ministra e ofiqarë të ndryshëm, si dhe delegacione e përfaqësi të shqiptarëve të ardhura nga të katër anët e botës. Kësisoj, ai u bë sipas Kushtetutës së vitit 1928, Mbret i shqiptarëve. Në shtator 1962, ai la Francën për t’u vendosur në Spanjë, ku vendosi kontaktet me Mbretin Juan Carlos të Spanjës dhe Mbretin Simeon II të Bullgarisë.
Në vitin 1976, Mbreti Leka themeloi Këshillin për Çlirimin e Shqipërisë Etnike, dhe njëherësh zgjidhet edhe Komandant i Ushtrisë Kombëtare për Çlirimin e Shqipërisë Etnike. Gjatë vitit 1977, ai i intensifikon aksionet dhe demarshet politike kundër regjimit komunist të Tiranës. Por ky aktivitet do të bëhej shkak që Spanja,- një aplikante e zjarrtë për t’u anëtarësuar në Europën e Bashkuar (C.E.E) – të tërhiqej përballë trysnisë së disa vendeve që ankoheshin se rrëzimi i qeverisë komuniste në Shqipëri do të sillte si efekt edhe destabilizimin e Jugosllavisë. Prandaj, qeveria spanjolle kërkoi ndërprerjen e aktivitetit të Mbretit Leka, duke e detyruar këtë të fundit të largohej në janar të vitit 1979 drejt Rhodezisë e më pas në Afrikën e Jugut”. Më pas, oborri mbretëror përshkruan përpjekjet e Mbretit Leka I për ngjarjet e dyfishta të korrikut 1990, si dhe thirrjet e tij për popullin shqiptar që të bojkotonte zgjedhjet e 31 marsit 1991, të cilat parashikonte se do të manipuloheshin nga PPSH-ja, siç edhe rezultoi. Përshkrimi vijon me historinë e kthimit të tij në vitin 1993 me një vizitë të shkurtër, me referendum më 1997-n dhe në qershor të vitit 2002, vit kur ai u vendos përfundimisht në Shqipëri.
Kthimi i fundit
Pas referendumit 1997, mbreti Leka I u largua më 12 korrik 1997, plot 3 muaj pasi kishte vënë këmbën në atdheun e tij, me premtimin se ishte i gatshëm të kthehej në momentin që do ta kërkonte populli shqiptar. Në qershor të vitit 2002, mbreti Leka I, në respektim të një kërkese të bërë prej 76 deputetësh të Kuvendit të Shqipërisë, mori vendimin që të kthehet përgjithmonë në atdhe.
Më 8 tetor 1975 Mbreti Leka kreu ceremoninë civile të martesës në Biarritz të Francës me një fisnike të re australiane, Susan Cullen-Vvard, në prani të një numri të madh shqiptarësh. Ndërsa më 10 tetor, në Toledo të Spanjës, përfaqësuesit e klerit mysliman shqiptar, të kishës ortodokse dhe katolike, si dhe një prift anglikan, bekojnë martesën e çiftit mbretëror. Ata jetuan të lumtur deri në vitin 2004, kur bashkëshortja Susan ndërroi jetë nga një sëmundje e rëndë.
26 mars 1982 Në Johanesburg, më 26 mars 1982, vjen në jetë trashëgimtari i kurorës mbretërore, princi Leka II. Kjo ngjarje është shënuar edhe nga një gjest i rëndësishëm, siç është akordimi i ekstraterritorialitetit për familjen mbretërore dhe, për pasojë, vendi ku princi Leka II ka lindur, është konsideruar si tokë shqiptare. Aktualisht ai është i fejuar me Elia Zaharian dhe pas vdekjes së babait, është automatikisht trashëgimtari i fronit mbretëror.
Nëntor 1993 Mbreti Leka zhvilloi një vizitë në Tiranë, që nuk shkoi sipas planit. Pati keqkuptime mes përfaqësuesve të oborrit mbretëror dhe policisë shqiptare, për shkak të dokumenteve të udhëtimit dhe armatimeve personale. Ai u rikthye në atdhe më 12 prill 1997 dhe më 29 qershor 1997 zhvilloi referendumin për kthimin e monarkisë. Rezultati i KQZ dha verdiktin me 34% pro monarkisë, ndërsa mbreti Leka pretendoi për të paktën 54% në rang vendi.