OECD: Administrata greke eshte katastrofe, nuk e nxjerr kurre vendin nga kriza
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Një vlerësim që të sjell ndërmend administratën katastrofë në Shqipëri. Ndërsa gjithmonë flasim për emra ministrash e kryeministrash, harrojmë atë më të rëndësishmen: administratën Është një vlerësim jashtëzakonisht i rëndë. Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), arrin në përfundimin se aparati qeverisës në Greqi nuk është në gjendje të bëjë reforma. Vlerësimi vjen pasi është ushtruar kontroll në 14 ministri.
“Aparati qendror qeverisës në Greqi nuk ka as kapacitetin dhe as aftësinë për të bërë reforma të mëdha,” tha Caroline Varley, përgjegjëse për këtë vlerësim.
Një nga arsyet është se shefi i qeverisë kontrollon shumë pak, nëpunësit janë krejt të çorientuar dhe të paaftë. Ata nuk para kanë kontakt me njëri- tjetrin. Në çdo sektor mungon baza e të dhënave, aktet rregulluese. E si të mos ishte kjo, edhe nëse do kishin të dhëna, mungon aftësia për t’i kuptuar e për t’i trajtuar ato. Nuk ka analiza shkaqesh e pasojash, mekanizma kontrolli ose korrektimi- dhe në rast se ka ndonjë të tillë, cilësia është shumë e dobët.
E thënë shkurt: Nuk ka fare sistematikë.
Pasojat janë katastrofike. Ligjet, thuhet në raportin e OECD, hartohen nga një grup i ngushtë njerëzish, pa pasur asnjë ide se çfarë pasojash do kenë në botën reale. Shpresat janë shumë të vogla. Zgjidhja: Vetëm një reformë Big-Bang.