Nxenesja plagos shoqen me thike, u zune ne Facebook
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Një ngjarje e rëndë dhe e pazakontë ka tronditur ditën e djeshme qytetin e Tepelenës. Një sherr i nisur në rrjetin social “Facebook” për fat nuk është kthyer në tragjedi. Ndryshe sa ndodh zakonisht, ku meshkujt janë protagonist në këto sherre, kësaj radhe, personazhet janë femra dhe në moshë të mitur. Një 13 vjeçe ka plagosur me një biçak një nxënëse të shkollës së mesme. Policia tha se shkaku i zënkës mes tyre është banal, ndërsa dyshimet bien mbi motivin e zënies për një djalë. Policia ka kryer të gjitha veprimet, ndërsa e plagosura është dërguar menjëherë për në spital. Pas ndërhyrjes së mjekëve mësohet se është jashtë rrezikut për jetën, ndonëse goditjen e ka marrë në pjesën e barkut. Ngjarja e pazakontë ka nisur drejt Tepelenës ekspertët e Krimeve të Rënda të Gjirokastrës të cilët kanë urdhëruar rrethimin e gjithë zonës për të mundësuar arrestimin e autorit, pa e ditur se plagosja ishte kryer nga një vajzë vetëm 13 vjeçe.
Ngjarja
Referuar të dhënave të policisë së Gjirokastrës bëhet me dije se ngjarja e rëndë është sinjalizuar nga një telefonatë e bërë në sallën Operative. Sipas të dhënave, është mësuar se në afërsi të shkollës 9 –vjeçare “7 Marsi” ka ndodhur plagosja e një vajze me armë të ftohtë. Menjëherë në drejtim të vendngjarjes janë nisur forca të shumta policie të Tepelenës. Pas hulumtimeve të para është konstatuar se në rrugicën që lidh shkollën 9-vjeçare “7 Marsi” me gjimnazin “Abaz Shehu”, nxënësja A.L, 13 vjeçe, në klasën e 8-të të shkollës “7 Marsi” , pas një konflikti për motive të dobëta, sharje dhe ofendime në Facebook, ka goditur me një mjet prerës biçak, në pjesën e barkut një nxënëse të gjimnazit. E plagosura rezultonte të ishte në vitin e tretë, pra maturante dhe sipas policisë quhet Anxhela Rreçka.
Nxënësja e plagosur është transportuar menjëherë në Spitalin e Tepelenës ku ka marrë ndihmën e parë dhe më pas është transportuar për në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës për një ndërhyrje kirurgjikale më të specializuar. Pas ndërhyrjes policia bën me dije se vajza është jashtë rrezikut për jetën. 13 vjeçarja A.L, është shoqëruar në Policinë e Tepelenës së bashku me gjyshen e saj, pasi prindërit i janë divorcuar dhe kjo jeton me të. Paraprakisht shkaku i sherrit ku më pas degjeneroi në plagosje më thikë, janë sharjet dhe ofendimet që i kanë bërë njëra- tjetrës në “Facebook” për motive të dobëta. E plagosura dhe autorja kanë rezultuar shoqe në rrjetin social. Policia për arsye të moshës së mitur, ndaj autores nuk ka filluar procedim penal.