e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Numerohen 5 kuti te tjera, Basha 3 vota plus

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Numerohen 5 kuti te tjera, Basha 3 vota plus
Komisioni Qendor i Zgjedhjeve vijon hapjen e kutive te votimit, ne te cilat jane konstatuar fletet e kontestuara, te pallogaritura ne numerimin per kryetar te bashkise se Tiranes. Nga hapja e pese kutive te KAZA 48, kandidatit demokrat Lulzim Basha i jane shtuar tre vota te tjera.

Ne kutite e hapura ne fakt kane rezultuar 5 vota ne favor te Bashes, por dy prej tyre u vleresuan nga KQZ si vota te pavlefshme.

Nga hapja e kutise 17 96 janë gjetur 5 fletë votimi që nuk i përkasin kësaj kutie. Kjo eshte bere shkak per debate te shumta mes perfaqesuesve te majte e te djathte.
Kreu i KQZ ka bere me dije se aty sane konstatuar  3 fletë votimi për kryetar minibashkie, fletë votimi e rregullt për Hysen Gjurën; 1 fletë votimi për këshillin e bashkisë shkon për PD dhe  1 fletë votimi e kontestuar për kryetarin e bashkisë shkon për kandidatin për kryetar bashkie e vlefshme për Lulzim Bashën.