e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Numerimi, Rama kryeson ne kutite e para

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Numerimi, Rama kryeson ne kutite e para
Ne oret e para te dites se sotme, kandidati i “Aleances per te ardhmen” Edi Rama, kreyson ne Tirane ndaj rivalit te tij Lulzim Basha. Sipas Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve kandidati i “Aleancës për të ardhmen” Edi Rama ka marrë 4712 vota kundrejt rivalit të tij Lulzim Basha i cili ka marrë 4085 vota dhe Hysni Milloshi ka marrë 52 vota.

Elbasan

Kryeson Qazim Sejdini i PS me me 3485 vota kundrejt Durim Hushit te “Aleanca per Qytetarit” me 2420 vota.

Korce

Ne 8 kuti te numeruara, kryeson Niko Peleshi i PS me 1763 vota kundrejt Andrea Manos i PD me 1504 vota.

Lezhe

Kryeson Gjok Jaku i PS me 5409 vota kundrejt kandidatit të Aleanca për Qytetarin Viktor Tushaj me 4591 vota

Fier

Kandidati i “Aleances per te ardhmen”  Baftjar Zeqaj kryeson me 3217 vota ndaj kandidatit demokrat, Ilir Bele me 2241

Numerimi nis me vonese

Kur kanë kaluar më shumë se 6 orë nga mbyllja zyrtare e qendrave të votimit ka nisur numërimi i fleteve te votimit.

Në pjesën më të madhe të qendrave të numërimit në të gjithë Shqipërinë, nga të dhënat e para mësohet se në ka nisur procesi i numërimit.

Në një komunikim të fundt me mediat, kreu i KQZ-së. Arben Ristani tha se është drejt përfundimit procesi i grumbullimit, dhe se nga momenti në moment pritet të nisë numërimi edhe në Tiranë.

Procesi i grumbullimit të kutive të votimit pranë KZAZ-ve ka shkuar pa problem.