Notat per cdo minister sipas performances gjate nje viti
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Që të shohësh punën e një ministri apo dhe të gjithë qeverisë nuk është e nevojshme të presësh një herë në katër vjet kur vendi shkon në zgjedhje parlamentare. Shumë vende të botës praktikojnë sondazhet për të parë se si shkojnë punët e të zgjedhurve për të qeverisur ndërsa në vendin tonë në mungesë të sondazheve gazeta “Tirana Observer” po sjell një vështrim se si kanë punuar ministrat e Berishës në harkun e 365 ditëve të fundit. Shumë prej tyre kanë pasur pikat e forta të tyre që kanë me se të mburrem po ashtu gjatë punës kanë dhe mangësi. Kryeministri Berisha e ka bërë si traditë që çdo fundvit të japë një vlerësim për punën e bërë nga ministrat e qeverisë së tij. Ai shpesh vendos nota për çdo emër ministri duke i vënë në dukje sukseset dhe dështimet e çdo dikasteri. Në listën e ministrave të suksesshme mund të rreshtohen disa ministra duke filluar nga ministri Meta, Bode, Haxhinasto, etj. Por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për disa ministra të tjerë të cilët kanë pasur mangësi të theksuara gjatë punës së tyre në këtë vit. Kështu Basha, Vasili apo dhe Xhaferaj nuk mund të mos evidentohen si ministra që kanë bërë një punë të dobët.
Ministrat e suksesshëm
Kryeministri Berisha mund të cilësohet si politikani me performancën më të lartë në qeverinë shqiptare. Ai me karizmin e tij ka arritur të eklipsojë thuajse gjithë punën e vartësve të tij. Sukseset i ka personale dhe këtë perceptim ka dhe publiku. Për këtë arsye shefi i mazhorancës merr notën më të lartë që është teta. Pas tij vjen numri dy i qeverisë Ilir Meta i cili ka vetëm katër numra në Kuvend dhe ka arritur të jetë një faktor i rëndësishëm për mbajtjen në këmbë të qeverisë. Në dy raste që LSI nuk ka mbështetur PD-në, kjo e fundit ka dështuar si për rastin e projektligjit të SHISH ashtu dhe në aktin normativ të qeverisë për ushtarakët. Po ashtu Meta ka pasur dy dikastere dhe në të dyja ka qenë me një profil të lartë. Edhe si ministër i Jashtëm ashtu dhe ministër i Ekonomisë, Meta ka pasur rezultate konkrete. Duhet thënë se ai kaloi me sukses dhe çarjen e madhe që pati me Dritan Prfitin. Një ministër tjetër i cili ka sukses edhe pse ka dy muaj punë është Edmond Haxhinasto. Me largimin e Metës nga MPJ, Haxhinasto i ka dhënë këtij dikasteri profilin e një drejtuesi me status diplomati. Ndër emrat që kanë pasur arritje mund të cilësohet dhe Sokol Olldashi.
Ministrat e dështuar
Ashtu siç qeveria ka ministra të cilët kanë pasur arritje të dukshme në një vit ashtu mund të thuhet se kabineti Berisha ka ministra që perfomancën e tyre e kanë të dobët. Të tillë janë disa duke filluar nga Lulzim Basha, Petrit Vasili apo dhe Ferdinand Xhaferaj. Basha pavarësisht momentit historik të liberalizimit të vizave, ka shumë mangësi të cilat janë të evidentuara. Janë bërë tashmë shumë rastet kur vriten qytetarë dhe autorët e krimit ikin në drejtim të paditur. Për krim të pa zbardhur nga ministri i Brendshëm vjen vetëm një buzëqeshje e cila nuk fsheh dot dështimin e punës së policisë. Po ashtu punë të pa mjaftueshme ka bërë dhe ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili. Korrupsioni në këtë sektor është i frikshëm. Shërbimi gjithashtu është mizerabël duke bërë që jeta e një njeriu më parë të varet nga ryshfeti që do i japësh mjekut. Por kulmin e dështimeve në qeverinë Berisha e mban ministri i Kulturës Ferdinand Xhaferaj i cili pas gafës me eshtrat e Ismail Qemalit, këtë vit vendosi të rrijë në zyrë dhe të mos bëjë aq sa duhet për punën që i janë caktuar. Turizmi në Shqipëri i cili ka një vend të veçantë nuk ka arritur të jetë në kuotat e duhura duke e bërë vendin tonë si një destinacion të padëshiruar. Xhaferaj nuk njeh bilanc pozitiv, as me kulturën as me turizmin, as me sportin dhe aq më pak me rininë.
Sali Berisha, Kryeministër, nota 8
Arritjet
Ndër arritjet kryesore të kryeministrit Berisha është çështja e liberalizimit të vizave por dhe mbajtja në kuota të pranueshme të shifrave të ekonomisë së vendit. Po ashtu dhe arritja me sukses e uljes së toneve të opozitës është një tjetër arritje. Për një vit Berisha ka bërë që tonet e opozitës të vijnë deri në zbehje sidomos për çështjen e transparencës së zgjedhjeve.
Dështimet
Humbja e shansit për statusin e vendit kandidat në BE, përmbytja në veri të vendit dhe lufta ndaj korrupsionit mund të cilësohen si thembra e Akilit për kryeministrin Berisha. Në një vit vendi është ende pas në shumë drejtime të cilat fqinjët e Shqipërisë i kanë kapërcyer.
Ilir Meta, Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Ekonomisë, nota 7.5
Arritje
Ilir Meta gjatë këtij viti ka qenë në krye të dy dikastere të rëndësishme të qeverisë. Është i vetmi që ka iniciuar ndryshime në qeveri ku hoqi Priftin dhe futi Haxhinaston në kabinet. Edhe për këtë vit roli i Ilir Metës është bërë mjaft i rëndësishëm duke detyruar Berishën të jetë i kujdesshëm në marrëdhënie me LSI-në. Puna e tij në krye të diplomacisë është vlerësuar pozitivisht. Ndërsa lidhur me drejtimin e dikasterit të Ekonomisë, është ende shumë shpejt për të dhënë një vlerësim.
Dështimet
Përplasja me Dritan Priftin dhe replikat e ashpra me të, bënë që Ilir Meta të humbiste pikë në sytë e elektoratit. Pasi nga ajo përplasje më shumë u dëmtua LSI-ja.
Lulzim Basha, Ministër i Brendshëm, nota 5
Arritjet
Gjatë këtij viti Basha mund të mburret se ishin kushtet teknike të Ministrisë që ai drejton që bënë të mundur liberalizmin e vizave. Po ashtu dhe angazhimi i tij i madh në Shkodër në Shtabin e Emergjencave mund të cilësohen si sukses, ndërkohë notë pozitive merr dhe qëndrimi i Policisë së Shtetit përballë protestave të opozitës.
Dështimet
Janë pa fund ngjarjet e rënda në vend që autori është ende anonim. Përveç vrasjes së një komunari në Kukës edhe në Tiranë, në qytete të tjera autorët vetëm janë shpallur në kërkim nga policia duke bërë që të rritet në një farë mënyre pasiguria. Basha më shumë shikohet si beniamini i Berishës dhe pa një vizion të fortë politik.
Arben Imami, Ministër i Mbrojtjes, nota 6
Arritje
Si ministër i Mbrojtjes në Shqipëri është pak e vështirë të gjesh suksese pasi ushtria zë një peshë jo dhe aq të madhe. Gjithsesi Imami ka vijuar si anëtar i NATO-s të thotë zërin e tij dhe sidomos kërkesa që i bëri aleatëve për të ndihmuar Shkodrën ishte një farë arritje. Deri tani është treguar shumë i moderuar.
Dështimet
Debati i herë pas hershëm që mazhoranca ka pasur për ligjin e SHISH e kanë detyruar Imamin që të jetë në pozitë të vështirë në raport me NATO-n. Aftësia e tij duhet të ishte parë që këtë debat të PD-së të mos e lejonte ta nxirrte në publik, pasi qe një debat që pati efekt dhe në elektorat. Nuk ka ndërmarrë ende ndonjë reformë të veçantë.
Ridvan Bode, Ministër i Financave, nota 8
Arritjet
Ministri i Financave është ndër të pakët ministra që ka të drejtë të krenohet për situatën makroekonomike të vendit dhe performancën e ekonomisë shqiptare në një kohë krize të ekonominë botërore. Bode është ndër personat që meriton vlerësim për mbajtjen të shëndoshë të situatës financiare. Madje, vlen të theksohet se është i vetmi ministër që di të kundërshtojë edhe Berishën në çështjet ekonomike.
Dështimet
Heqja e rrogës së 13 dhe mos dhënia e shpërblimit për pensionistët duhet parë si një mangësi në punën e Ridvan Bodes. Edhe fakti që u rritën rrogat shumëzohet me zero në kohën kur buxhetorëve dhe pensionistëve u hiqet një e ardhur që e kanë pasur çdo vit.
Majlinda Bregu, Ministre e Integrimit, nota 5
Arritjet
Puna e Majlinda Bregut këtë vit në dikasterin e Ministrisë së Integrimit ka qenë shumë pak ose as pak e dukshme. E vetmja arritje mund të cilësohet dorëzimi i pyetësorit gjatë muajit prill por që nuk ishte i plotë pasi u kërkuan pyetje shtesë.
Dështimet
Gjatë këtij viti Bregu është përfolur për lidhje të dyshimta me botën e biznesit dhe të mafies sipas opozitës. Përballja me këto akuza ndryshe nga praktika ndërkombëtare e mbrojtjes me fakte, Bregu zgjodhi të kundërsulmonte liderin e opozitës. Refuzimi i statusit kandidat është tjetër dështim i ministres Bregu.
Bujar Nishani, Ministër i Drejtësisë, nota 5.5
Arritjet
Ministria e Drejtësisë gjatë kësaj kohe ka bërë përpjekje të mëdha sidomos për të miratimin e Gjykatës Administrative. Po ashtu dhe një seri projektligjesh që kanë kaluar në Kuvend për përmirësimin e drejtësisë janë në grupin e sukseseve të Bujar Nishanit.
Dështimet
Mungesa e besimit te drejtësia kanë bërë që Ministria e Drejtësisë të jetë në dikasteret me pak produktive. Po ashtu dhe ekstradimi i një të kërkuari nga SHBA ishte në një farë mënyre një praktikë e papërshtatshme për një vend demokratik.
Edmond Haxhinasto, Ministër i Punëve të Jashtme, nota 7.5
Arritjet
Në tre muaj Haxhinasto ka arritur ti japë Ministrisë së Jashtme një profil mirëfilli diplomatik duke qenë se vjen si diplomat karriere. Në një hark të shkurtër kohor Haxhinasto është takuar dy herë me Sekretaren e Shtetit, Hillari Klinton.
Dështimet
Pjesa e dështimeve për Haxhinaston është vështirë për ta evidentuar për një periudhë kaq të shkurtër. Gjithsesi ndoshta duhet të ishte një zë më potent në luftën e ashpër që po bëhet për akuzat e Dick Martyt për Kosovën.
Sokol Olldashi, Ministër i Punëve Publike dhe Transportit, nota 6.5
Arritjet
Sukseset më të mëdha të kësaj qeverie janë padyshim investimet në fushën e ndërtimit të rrugëve. Edhe në buxhetin e vitit të ardhshëm që u miratua pak ditë më parë një zë i mirë i buxhetit shkonte për rrugët, çka përbën një meritë të madhe dhe të Olldashit.
Dështimet
Brenda këtij viti janë aksidentuar dy autobusë ku kanë gjetur vdekjen mbi 25 persona. Në të dy rastet aksidenti ka ardhur për shkak të gjendjes së keqe të rrugëve çka në mënyrë të drejtpërdrejtë bën përgjegjës ministrin e linjës që është Olldashi.
Myqerem Tafaj, Ministër i Arsimit dhe Shkencës, nota 4.5
Arritjet
Nga viti në vit vjen duke u rritur numri i studentëve që kanë mundësi të studiojnë në shkolla të larta. Formulat që ka gjetur MASH kanë bërë që shumë pak nxënës humbasin të drejtën për tu shkolluar. Tafaj si ministër i Arsimit ka mundur të shtojë edhe sensibilizimin për të hequr minorenët nga rruga, për t’i kthyer në bankat e shkollës.
Dështimet
Nëse ka një dështim të vërtetë në Shqipëri pa dyshim që ai i përket sektorit të arsimit. Hapja pa kriter e universiteteve private që japin diploma në këmbim të parave është një nga pikat që ministri Tafaj duhet të ndihet fajtor. Po ashtu dhe mbushja e shkollave me militantë më shumë se profesionistë, bën Tafaj të hyjë në tek ministrat e dështuar.
Petrit Vasili, Ministër i Shëndetësisë, nota 4
Arritjet
Ministri Vasili ka gjetur një sektor të vështirë dhe problematik për të menaxhuar. Përpjekjet e tij kanë qenë të vazhdueshme për të pasur një sistem shëndetësor më të mirë. Por të gjitha këto kanë mbetur në kuadrin e një përpjekje titanike.
Dështimet
Në sektorin e shëndetësisë gjendja është me të vërtetë katastrofë. Veç korrupsionit që mjekët bëjnë në këmbim të shërbimit shëndetësor edhe ilaçet nuk gjenden në ambientet e spitalit. Po ashtu që të shtrosh dikë në spital duhet të mendosh të gjesh dhe batanije pasi nuk të ofrohet asgjë. Vasili thuajse nuk ka bërë asgjë në një vite gjysmë.
Spiro Ksera, Ministër i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, nota 6
Arritjet
I vetmi sukses që mund të thuhet për Spiro Kserën në këtë vit është vetëm fakti që ai ka arritur të mbajë dhe minoritetin në qeveri. Sukses i tij është asistenca sociale për gratë e dhunuara si dhe ndihma ekonomike për gratë e trafikuara. Politikat sociale këtë vit kanë pasur një hop tjetër.
Dështimet
Ministri Ksera dhe këtë vit e ka kaluar vetëm me premtim atë çka ka thënë për komunitetin rom për shkollim dhe regjistrimin e tyre. Po ashtu dhe zyrat e punës që janë në të gjithë vendin më shumë shërbejnë për regjistrim për ndihmë sociale sesa për të punësuar ndonjë qytetar.
Ferdinand Xhaferaj, Ministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, nota 4
Arritjet
Ministria e Kulturës këtë vit është munduar të bëjë një promovim të turizmit në vend duke ia arritur deri diku pasi ky ka qenë një vit rekord përsa i përket numrit të turistëve që kanë shkelur vendin tonë në harkun e një viti. Janë bërë përpjekje dhe për të ngjallur turizmin dimëror.
Dështimet
Arkeologjia në një vend që pretendon turizëm është duke vdekur. Jo vetëm që nuk po kërkon më dikush për të zbuluar të kaluarën por dhe ato pasuri që kemi po shkatërrohen nga dita në ditë. Xhaferaj është tamam ministri më i papërshtatshëm në MTKRS, pasi ende ka mbetur te projektet që ka lënë Bujar Leskaj e Ylli Pango. Xhaferri më shumë do të mbahet mend për gafat që lëshon herë pas here.
Fatmir Mediu, Ministër i Mjedisit, nota 5.5
Ministri i Mjedisit gjatë kësaj kohe ka marrë disa masa për të mbrojtur pyjet në vend. Pak kohë më parë ai mblodhi të zgjedhurit vendorë nëpër komuna ku i kërkoi me tone të prera që t’i jepet fund abuzimit me pasuritë natyrore në vend. Mediu ka përballuar deri diku dhe sulmet qe i janë bërë për marrëveshjen për plehrat.
Dështimet
Shkatërrimi i pyjeve dhe shtrateve të lumenjve vijon të bëjnë pjesë te dështimet e Ministrisë së Mjedisit. Po ashtu dhe abuzimi i pamasë që bëhet me lejet e mjedisit në gjithë territorin e bëjnë Fatmir Mediun të jetë te ministrat e pasuksesshëm.
Genc Pollo, Ministër për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit, nota 5
Arritjet
Si një Ministri me profil të ri, puna e Genc Pollos mund të meritojë vetëm përgëzime pasi bëhet fjalë për një degë të re. Pollo gjatë kësaj kohe thuajse ka dhënë kontribut në dixhitalizimin e shumë sektorëve deri në futjen e internetit në masë nëpër shkolla.
Dështimet
Përpos fjalëve të mira që mund të thuhen për ministrin e Pollos mund të kapen dhe shumë dështime pasi në shumë shkolla që u premtua interneti ende nuk ka shkuar as energjia elektrike. Gjithsesi Pollo më shumë ngjason me një ministër pa portofol se një ministër me shumë kompetenca.