e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Norvegji, ulet numri i viktimave te sulmeve ne 76

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Norvegji, ulet numri i viktimave te sulmeve ne 76
Më parë ishte lajmëruar se numri i viktimave nga dy sulmet e njëpasnjëshëm që tronditën të premten Norvegjinë ishte 93. Mesditën e sotme policia norvegjeze ka konfirmuar se bëhet fjalë në fakt për 76 viktima dhe jo 93 siç ishte lajmëruar më parë. Me këtë rast polici ka kërkuar ndjesë për numrin jo të saktë, por gjithçka ka ndodhur si pasojë e vështirësive që janë hasur në mbledhjen e trupave të pajetë, sidomos në ishullin Utoja. Policia gjithashtu ka thënë se i akuzuari Anders Breivik ka thënë gjatë seancës gjyqësore se ishte i përgatitur të kalonte gjithë jetën e tij në burg. Madje ai në seancë nuk dukej aspak i prekur nga ngjarja dhe tragjedia që kishte shkaktuar.