Nje tornado prej zjarri habit dhe terrorizon australianet
Në këtë seksion: Video · 8 artikuj ↓
Një prodhues filmash ka arritur të bëhet dëshmitar i një prej fenomeneve më të rralla natyrore në botë- një tornado prej zjarri. Ai ka arritur të kapë momentet e kësaj tornadoje, që ka befasuar dhe ka terrorizuar për 40 minuta australianët.
Chris Tangey ishte në Alice Springs dhe po kërkonte vendet ku do të xhironte filmin e tij të ri. Por pasi shkoi të ndihmonte disa punonjës të tij, ai u përball me një nga spektaklet më të frikshëm të natyrës. Tornadot e zjarrit njihen edhe si djalli i zjarrit. Zakonisht zgjasin dy minuta dhe ndodhin shumë rrallë. Por zoti Tangey thotë se zgjati 40 minuta.