E Enjte, 19 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sociale

Nje shezllon 800 leke? Shtrengoni rripin per ne Himare

Në këtë seksion: Sociale · 8 artikuj ↓
Nje shezllon 800 leke? Shtrengoni rripin per ne Himare

Qytetarët shqiptarë vijojnë të denoncojnë çmimet abuzive në bregdetin tonë. Edhe sot vijon maratona e gjatë e ankesave nga pushuesit, ku pas rastit të ushqimeve apo një pije me çmime stratosferike, sot do të ndalemi tek shezllonet.

Një qytetar është ankuar në faqen e Olti Currit. "Paskan pasur të drejtë pushuesit që janë ankuar për çmimet e shtrenjta në jug të Shqipërisë. Një shezllon në një lokal të thjeshtë në Himarë kushton 800 lekë. S'ka aspak kushte për një çmim të tillë".