Nje lindje e jashtezakonshme
Në këtë seksion: Kuriozitete · 8 artikuj ↓
Vitet e fundit shtatzanitë jashtë mitrës, po shtohen gjithnje e më shumë. Por mbajtja e fetusve ekstrauterin dhe rritja e tyre eshte teper e rrezikshme. Megjithatë sot po ju tregojmë rastin e Nicky Soto-s, një nëne 27-vjecare, që me kurajo dhe guxim të pashembullt, vendosi që ta conte deri në fund shtatzaninë e saj jashtë mitrës, duke rrezikuar seriozisht jetën e saj. Zonja Soto zbuloi se fetusi ndodhej jashtë mitrës në javën 18-të. Mjeku që e diagnostikoi i tregoi rreziqet që paraqiste rasti. Frika qe e madhe, megjithatë Nicky nuk hoqi dorë nga dëshira e madhe për ta sjellë në jetë djalin e saj.
Nëse placenta ngjitej me ndonjë organ jetësor, jeta e nënës ishte mëse e rrezikuar. "U frikësova shumë kur e mora vesh, pasi mund të vdisja, ose mund të pësoja edhe dëme të tjera. I njihja mirë rreziqet, megjithatë i dhashë kurajo vetes që gjithcka do të shkonte mirë", thotë Nicky.
Azelan Cruz Perfecto është emri i zgjedhur për foshnjën që lindi me operacion në një spital të Arizonës. Bebja peshon 2.5 kilogramë dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.