e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Nisma e re e Aleances Kuq e Zi: Shqiptarizimi i emrave te qyteteve

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Nisma e re e Aleances Kuq e Zi: Shqiptarizimi i emrave te qyteteve
Pas betejës për kundërshtimin e regjistrimit të popullsisë mbi baza etnike dhe fetare, Aleanca Kuq e Zi ka marrë një tjetër nismë. Kësaj here bëhet fjalë për emrat e qyteteve. Gjatë një takimi që ka pasur me qytetarët në Pogradec, kreu i kësaj lëvizje, Kreshnik Spahiu, ka thënë se ka ardhur koha që të ndryshohen emrat e disa qyteteve, të cilat janë sllavinizuar dhe helenizuar.

“Të shqipërohen toponimet e deformuara. T’i kthehet identiteti qyteteve”, ka thënë Spahiu gjatë fjalës së tij, që ka propozuar dhe një ligj për toponimet.