Nis riatdhesimi masiv i shqiptareve
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Papunësia në radhët e emigrantëve shqiptarë në Greqi e nxitur nga kriza e thellë dy vitet e fundit vendin fqinj por edhe në disa vende të tjera të Europës i ka detyruar shumë familje të këtyre emigrantëve që të riatdhesohen. Ndonse të dhënat dhe statistikat e drejtpërdrejta të riatdhesimit të emigrantëve përgjithësisht mungojnë, nëpërmjet të dhëna zyrtare të regjistrimit të fëmijëve të riatdhesuar në sistemin arsimor, parashkollor, 9-vjeçar dhe të mesëm mund të bëhet një “matje” e përafërt e këtij fenomeni. Kështu, në qytetet kryesore të Jugut, nga e kanë origjinën edhe shumica dërrmuesve e familjeve të emigruara në Greqi, numri i fëmijëve të kthyer nga emigrimi është disa herë më i lartë se në vitet e shkuara dhe në të gjitha rastet është më shumë se 100.
Në rrethin e Gjirokastrës janë rreth 110 fëmijë që për të ndjekur mësimet për vitin mësimor 2011-2012 kanë aplikuar me dokumentacion riatdhesimi. Kjo shifër është më e larta e regjistruar ndonjëherë, ndërsa krahasuar më nxënësit e riatdhesuar një vit më parë është përafërsisht katër herë më e madhe. Lidhur me numrin fëmijëve që janë regjistruar në shkolla si të riatdhesuar, shefi i zyrës së statistikës pranë Drejtorisë Rajonale Arsimore në Gjirokastër Osman Aliko bën të ditur se: “Gjatë regjistrimeve për vitin shkollor 2011 - 2012, në të gjitha nivelet duke nisur nga sistemi parashkollor deri në shkollën e mesme janë evidentuar 110 nxënës, ndërkohë që në vitin e kaluar mësimor 2010 - 2011 ishin regjistruar vetëm 28 raste të regjistrimit të nxënësve nga familje të riatdhesuara”. Sipas të njëjtit burim rreth 90 % e tyre vijnë nga radhët e familjeve emigrante që kanë jetuar në Greqi dhe janë rikthyer për të jetuar në vendin e tyre ndërsa vetëm 10 % e të riatdhesuarve janë nga Europa Perëndimore, SHBA dhe vende të tjera.
Nëpërmjet këtyre statistikave mësohet gjithashtu se pjesa më e madhe e nxënësve të riatdhesuar janë të sistemit të arsimit parashkollor, fillor dhe 9-vjeçar dhe më pak të arsimin e mesëm, gjë e cila të lë të nënkuptosh se numri i familjeve të riatdhesuara duhet të jetë shumë më i madh se numri i fëmijëve të përfshirë në statistikën e mësipërme, pasi mund të ketë familje me fëmijë të vegjël që nuk kanë moshën për shkollë, që ndjekin shkollat e mesme dhe familja nuk ka preferuar te riatdhesohet së bashku me këta fëmijë, duke i lënë të vazhdojnë shkollimin në Greqi, apo që kanë fëmijë më të rritur që kanë përfunduar shkollat e mesme dhe vazhdojnë studimet universitare. Një e dhënë tjetër që u referohet të dhënave zyrtare të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë të rrethit të Gjirokastrës, bëhet e ditur se gjatë 17 muajve të fundit, kanë nisur veprimtarinë ekonomike 48 ndërmarrje të reja të cilat sipas këtij burimi janë krijuar nga emigrantët e kthyer nga Greqia dhe për më tepër, më shumë se gjysma 25 biznese të tilla i përkasin 5-mujorit të parë të vitit 2011. Ka edhe tregues dhe statistika të tjera në shkallë vendi që reflektojnë për kthimin masiv të shqiptarëve nga Greqia për shkak të papunësisë që ndeshin atje. Sipas të dhënave të fundit të Bankës Qendrore të Shqipërisë në vitin 2010 është shënuar niveli më i ulët i dërgesave të emigrantëve në Shqipëri, një tjetër statistikë dhe zhvillim që i adresohet krizës së borxheve që ka goditur keqas Greqinë dhe që ka nxitur kthimin masiv të emigrantëve shqiptarë në atdhe.
Sipas këtyre të dhënave zyrtare dërgesat e emigrantëve ne 2010 ishin 690 milionë euro, 12 % më pak në krahasim me vitin e kaluar, ndërkohë që në deklarimet më të fundit të institucionit më autoritar financiar në Shqipëri janë bërë të ditura shifra të tjera për rënien e mëtejshme e dërgesave të emigrantëve në vazhdim të këtij viti. Reagimi i emigrantëve shqiptarëve ndaj krizës greke ka qenë objekt edhe i analizave të mediave greke, sipas së cilave rreth 20 - 30 % e shqiptarëve të punësuar në Greqi që erdhën gjatë këtij vitit për pushimet e verës në Shqipëri e kishin prerë biletën e kthimit për në Greqi. Ky fakt sipas të përditshmes “Kathimerini” lidhet drejtpërdrejt me tendencën e shprehur se emigrantët shqiptarë po kthehen në masë në vendlindje për arsye të krizës që ka nxitur papunësinë masive në Greqi. Vendqëndrimet e njohura të emigrantëve shqiptarë në Greqi, sheshi Omonia, Manastiraqi, Viktoria, Kifisia, Kanigo dhe sheshe të tjera të Athinës duken përditë e më të zbrazura nga emigrantët e vendeve lindore, që sipas shtypit grek po largohen në masë. Natyrisht në këtë situatë rrjedhja më e madhe e emigrantëve i përket komunitetin shqiptar në Greqi, sepse ka numrin më të madh të tyre, sepse ndodhet më afër gjeografikisht dhe shpirtërisht me Atdheun.