e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Nexhmije Hoxha mungon, shtyhet gjyqi me Kadarene

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Nexhmije Hoxha mungon, shtyhet gjyqi me Kadarene
Duhej të ishte zhvilluar sot seana e parë e gjyqit mes vejushës së ish-diktatorit Enver Hoxha, Nexhmije Hoxha, dhe shhkrimtarit Ismail Kadare. Arsyeja ka qenë mungesa e të paditurës Hoxha, e cila nuk është kontaktuar dhe nuk ka marrrë njoftimin për gjyq. Në seancën përgatitore morën pjesë vetëm avokatët e shkrimtarit, cka detyroi trupin gjykues që ta spostojë gjyqin për ditën e enjte.

Në padinë e depozituar, Kadare ndër të tjera kërkon dhe rifitimin e së drejtës së autorit mbi këtë vepër. Kjo padi vjen vetëm pak kohë pasi Ismail Kadare ribotoi veprën e tij “Dimri i Vetmisë së Madhe”, vepër e cila gjatë periudhës së komunizmit u censurua si në titull ashtu edhe në përmbajtje.

Kadare gjithashtu ka hedhur poshtë deklaratat e Nexhmije Hoxhës, e cila është shprehur se dorëshkrimin e romanit “Dimri i Vetmisë së Madhe” e kishte dhuratë nga vetë Kadare.