Neser, Arvizu takon deputetet e Komisionit te Sigurise
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë Aleksandër Arvizu do të zhvillojë nesër një takim me deputetët e Komisionit të Sigurisë. Njoftimi është bërë nga kreu i Komisionit, Leonard Demi në mbledhjen e sotme të Komisionit të Sigurisë i cili ka theksuar se takimi do të zhvillohet nesër në orën 11:00. Ende nuk dihen arsyet e takimit ndërkohë që pritet që një nga çështjet e diskutimeve të jetë edhe reformat në fushën e mbrojtjes.