Nese jo Piramide, çfare tjeter?!
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
A mund të ishte kjo godinë një Bibliotekë e ardhshme Kombëtare, një Muze i Diktaturës apo një Qendër Multimediale? Përtej shembjes, duket se zgjidhjet janë të shumta, siç thonë dhe ekspertët e arktiketurës.
Kur ditët, që ndajnë prishjen e ngrehinës në qendër të kryeqytetit që njihet me emrin Piramida, po numërohen mbrapsht, realisht ka mbetur shumë pak për tu bërë. Aqsa edhe fjalët janë të tepërta. E megjithatë, specialistë, urbanistë, arkitektë, historianë e kanë lëshuar edhe një fjalë të fundit drejt Pushtetit Berisha që i ngjan një mali t’vërtetë që s’bzan. Piramida me të gjithë aksesorët, atributet dhe vlerat që ka treguar se mbart mund të përshtatet në një bibliotekë moderne, një gjë që do t’i zgjidhte shumë punë të ardhmes së vërtetë të fondeve të Bibliotekës Kombëtare; mund të ishte një qendër e mrekullueshme kulturore dhe mediatike, një gjë që i mungon realisht kryeqytetit; mund të ishte një muze i realizuar për diktaturën, një nga borxhet që i kemi njerëzve që dhanë jetën dhe u dëmtuan në atë kohë; por po të besojmë qeverinë mund të ishte dhe një parlament i duhur, madje për këtë është shprehur dikur dhe vetë arkitekti i saj, pa e hedhur në erë godinën e vjetër. Në ditët e fundit, të vjen të kujtosh sesa i papërgjegjshëm është vetë shteti shqiptar: Në vitin 2000 ansambli i Bulevardit u njoh nga shteti si Ansambël Monumental i patjetërsueshëm, ndërsa në vitin 2006 ngrehina në fjalë ishte Monument Kulture i mbrojtur me ligj. Më 2011 do të rrëzohet në tokë. Do të ishin të mjafta këto arsye që edhe një rreth i gjerë specialistësh nga UNESCO, Getty Institute, ICOMOS etj., me persona konkretë dhe drejtues të shquar të në nivel botëror, të shpreheshin në kohë të ndryshme kundër hedhjes në erë të Piramidës.
Qendër Multimediale dhe kulturore
Arkitekti Artan Shkreli rrëfen për MAPO se qëndrimi më profesional ishte rezoluta, ku shoqata e Arkitektëve parashtroi të gjithë mendimet e specialistëve. Aty thuhej se Kompleksi Parlamentar nuk mund të ndërtohej në parcelën që zë Q.N.K.-ja; kjo pasi natyra e Kompleksit Parlamentar, e klasifikuar si objekt me rëndësi të veçantë, i heq krejtësisht qytetarëve të vendit aksesin në njërën prej hapësirave më të preferuara dhe më aktive të jetën sociale të kryeqytetit. Por, ky objekt, sipas Shkrelit, mund të shndërrohej shumë mirë, sipas tij, në Teatër Kombëtar dhe aktivitete të tjera rekreative. Kjo në vazhdën e funksioneve social-kulturore që kjo ndërtesë ka pasur në 20 vjetët e fundit dhe që lidhet edhe me kujtesën e një brezi të tërë të rinjsh që janë rritur ose kanë studiuar në Kryeqytet. Ajo mund të ishte një qendër multi funksionale, ku mund të kishte dhe kinema, qendër tregtare etj., sipas Shkrelit dhe që do t’i kishte të gjitha atributet.
Bibliotekë Kombëtare
Duke pasur parasysh nevojën e madhe të Bibliotekës Kombëtare për hapësirë ku të strehohen fondet e librave, kjo godinë mund të përshtatej shumë mirë bashkë me punimet ndihmëse që mund të bëhen, për strehimin e fondeve të saj. Në të gjithë vendet bibliotekat janë në kuartiere qendrore, sipas arkitekt Shkrelit, dhe në një farë mënyre tregojnë interesin e një vendi për kulturën e tij kombëtare. Me aksesorët që ka, Piramida mund ta luante shumë mirë këtë rol. Ka një holl qendror, i cili bën të mundur shkrirjen e të gjithë elementëve ndërtimorë por edhe studimorë të bibliotekës përreth dhe që nga ana tjetër mund të shërbente shumë mirë edhe si vend ekspozitash ose takimesh e promovimesh. Mbi të gjitha, ideja e një biblioteke kombëtare do të thoshte shumë dhe për imazhin e Shqipërisë: Një vend i varfër që investon për kulturën e saj... Në vazhdë të kësaj ideje, në fund të vitit 2005, do ishte vetë z. Berisha që hodhi idenë e kthimit të Piramidës në Bibliotekë Kombëtare. Kjo sipas tij atëherë shihej si mundësi për të mbyllur plagën e tmerrshme të gjendjes mjerane ku gjendej Biblioteka Kombëtare.
Muzeu i Diktaturës
Për inxhinier Artan Lamen, në emër të Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë, përveç këtyre ideve mund të qëndronte edhe ideja e një muzeu diktature, është një ide që i shkon shumë mirë atributeve që i kanë dhënë Piramidës. Përveç zgjidhjes së pastër arkitektonike, për këtë qëllim, ajo përmban dhe të gjithë peshën e duhur për të plazmuar këtë ide. Por, nga ana tjetër, kjo është edhe një nga borxhet që i kemi historisë dhe që duhet t’ia lajmë me përshtatjen e këtij muzeu, që pothuaj është fare gati për të luajtur këtë rol. E, mbi të gjitha, koncepti i saj fillestar ka qenë për muze.
Pse jo dhe Parlament?
Lame është i bindur se kjo ngrehinë, me përshtatjet e duhura, mund të ishte shumë mirë dhe parlamenti shqiptar, nëse nuk do mundohej të shihej e arsyeshme për t’i dhënë një nga funksionet e tilla paraardhëse. I këtij mendimi ka qenë dhe arkitekti i saj, në kohët e para kur u fol për prishjen e Piramidës. “Kjo është një hapësirë unike që komunikon natyrshëm dhe për atribute të tjera. “Çfarë mund të bëhej? Shumë gjëra mund të bëhen me të: teatër alternativ mund të bëhej natyrshëm dhe së fundi është bërë një provë; mund të ishte galeri arti dhe për mua edhe si galeri arti është më se e përkryer. Ka të gjitha mjetet ndihmëse të nevojshme. Gjithashtu, për mendimin tim, mund të bëhej dhe godinë parlamenti dhe patjetër që kjo godinë ka nevojë për aksesorë të tjerë për nevoja funksionale, salla dhe të tjera gjëra”, ka thënë pak kohë më parë për MAPO, Klement Kolaneci, arkitekti i saj. Në fakt, këto tani ngjajnë si amanete, sepse ashtu si ndodh rëndom me qeveritë tona të viteve të fundit, vendimi për të është marrë. Projektligji për prishjen e tij s’do të vonojë në ditët e fundit të korrikut, atëherë kur zakonisht qeveritë shqiptare lënë vendimet më të rëndësishme.
“Kësaj qeverie as i bëhet vonë fare”
Arkitekti Arben Biçoku mendon se nën këtë qeverisje mund të presësh gjithçka madje edhe prishjen e një institucioni të tillë, paçka reagimit intelektual dhe qytetar
Aktualisht unë e gjykoj se qeverisja duke i hipur kalit se prapthi ka shkuar larg tashmë. E ka dënuar Piramidën, nuk dihet vetëm data e ekzekutimit. Mendoj që kësaj qeverisje që nuk e ka për zor të bëjë një maskaradë me KQZ dhe me mashtrime të trasha dukshëm në ekranet e Tv, as ka për ti plasur se çfarë do themi e do shkruajmë ne. Personalisht jam shprehur më shumë se një herë, kur unë ende kisha idenë që mund ta ndikonim politikën të ndërronte mendim, për mosprishjen e Piramidës.
Në kauzën për mbrojtjen e Piramidës, çuditërisht as si arkitekt, as si një nga drejtuesit e Shoqatës së Arkitektëve, dhe as si pjesëtar i Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë, nuk kam ndjerë asnjë moment zërin e opozitës në mbrojtje të kësaj kauze (qoftë dhe për oportunitet politik do ti leverdiste ta kishte mbështetur).
Mendoj se reagimi intelektual për këtë kauzë ka qenë mjaft i plotë, si për asnjë kauzë tjetër, aq sa e detyroi aleancën e djathtë të bënte alibinë që nuk e kishte në prioritetet e saj prishjen e Piramidës (specifikisht shprehur nga z. Lulzim Basha). Jo vetëm prioritet por po rezulton urgjencë. Absurdi është që kur bëhen shkurtime fondesh (Presidencë, KLD, Shërbimi Informativ Shtetëror, etj.) planifikohen dhe shpenzime të rendeve mjaft të mëdha (studio Coop Himelb(l)au - fituesja e atij konkursi - të tërë objektet e realizuara dekadën e fundit i ka mbi kostot 5000 - 6000 Euro/m2).
“Problemi i Piramidës: hierarkia e vlerave të saj”
Për historianin Lorenc Bejko gjërat në lidhje me të janë të thjeshta: Zhdukja e saj nga mjedisi urban i Tiranës nuk do ti bënte shqiptarët më pak të lidhur me të kaluarën e afërt të tyre, as do ti çlironte nga kompleksi i saj
Ndjesia e përgjithshme është se ka filluar numërimi mbrapsh i ditëve të mbetura të ndërtesës së Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës. Një ndërtim jetëshkurtër, por me shumë histori, vëmendje, debate dhe ngarkesë simbolike. Është e qartë se shfaqja e saj në mjedisin urban të Tiranës ishte një imponim i vullnetit qeverisës të kohës. Një vendim me përmbajtje thellësisht ideologjike, një ndërmarrje shumë herë më e madhe se fuqia mbajtëse e këllqeve të lodhura të Shqipërisë së fundviteve 1980, por, mbi të gjitha ishte shprehje monumentale e përmbajtjes së një sistemi shoqëror që karakterizoi historinë tonë në gjysmën e dytë të shekullit të 20-të. Qysh nga nisja e debatit për prishjen e piramidës janë përmendur disa karakteristika që qëndrojnë në thelb të dilemës për humbjen e saj: Piramida përbën një shfaqje unike në arkitekturën moderne shqiptare;
Ajo është një produkt historik me simbolikë të spikatur dhe si e tillë, përfaqësuese e një periudhe historike që nuk ekziston më; Piramida e kreu për shumë pak kohë funksionin për të cilin ishte konceptuar dhe përmban një histori shumë më të gjatë përpjekjesh për tu riadaptuar në funksionet e jetës bashkëkohore; Megjithë funksionet e reja dhe përpjekjet për zgjidhje përfundimtare të rolit të saj, piramida ka mbetur aty për të na kujtuar historinë tonë të afërt; Pikërisht për këtë arsye, piramida është bartëse e kujtesës sonë kolektive historike e shoqërore;
Ajo ndërtesë bën pjesë me titull të plotë në trashëgiminë kulturore dhe historike të vendit për arsyet e mësipërme dhe për rolin që saj si dëshmi e një pjese të identitetit tonë historik-kulturor, si dëshmi materiale e arsyeve pse shoqëria shqiptare është sot kjo që është.
Së fundi, piramida është sot dhe do të mund të jetë më shumë në të ardhmen (nëse do ta ketë një të ardhme) një nga destinacionet dhe atraksionet kryesore të qytetit. Si e tillë ajo përbën mekanizmin kryesor të komunikimit kulturor, të gjenerimit dhe promovimit të një identiteti real, të paretushuar dhe pa komplekse të qytetit dhe historisë moderne të vendit.
Fjalët e shumta që janë shpenzuar pro dhe kundër piramidës i kanë evidentuar gjerësisht këto karakteristika të saj. Edhe kundërshtarët edhe mbrojtësit e saj bien dakord dhe ia njohin këto cilësi. Shumë pak njerëz kemi dëgjuar të flasin për mungesë vlerash. Problemi qëndron tek mbartja apo jo e vlerave, por tek hierarkia e sistemit të këtyre vlerave dhe tek interpretimi i tyre. Në këtë pikë qëndrimet duket sikur ndahen me thikë. Bardhë e zi! Edhe kjo është shumë interesante në vetvete. Janë shumë të rrallë produktet e ndërtuara të njeriut që krijojnë një ndarje kaq të fortë mes komunitetit që i ka trashëguar. Piramida është njëri prej tyre. Dhe kjo ndodh pikërisht për sistemin e kontestuar të vlerave që ajo mbart. Një shoqëri e pjekur do të zgjidhte të mos e humbte një pikë të tillë referimi të së kaluarës së saj dhe të sotmes së saj. Do të zgjidhte modelin e transformimit dhe të zhvillimit që bazohet në integrimin e të shkuarës në të sotmen dhe të ardhmen. Shpresoj që të ketë ende vend për një qëndrim të tillë edhe në rastin e piramidës. Zhdukja e saj nga mjedisi urban i Tiranës nuk do ti bënte shqiptarët më pak të lidhur me të kaluarën e afërt të tyre, as do ti çlironte nga kompleksi i saj.
“Tirana do humbasë një copëz historie”
Për arkitektin Artan Shkreli, një shndërrim themelor po gatitet ti ndodhë Tiranës, një i tillë që kënaq vetëm pak individë që s’kanë asnjë lidhje me kryeqytetin: as historike, as emotive, as profesionale e as të respektit ndaj një territori që i ka mirëpritur kur kanë ardhur si migracion i brendshëmNjë shndërrim themelor po gatitet ti ndodhë Tiranës pa e dashur askush me përjashtim të pak individëve që po tregojnë se nuk kanë asnjë lidhje me kryeqytetin: as historike, as emotive, as profesionale e as të respektit ndaj një territori që i ka mirëpritur kur kanë ardhur si migracion i brendshëm.
Këta individë – pa dyshim arrogantë – nuk ndalojnë përballë asnjë arsyeje ekstrapersonale, nuk njohin asnjë opinion shoqëror e mediatik, asnjë autoritet vendor lokal, asnjë këshillë albanistësh e ekspertësh ndërkombëtarë, asnjë vendim të pushteteve qendrore të majta e të djathta për sakralitetin e disa hapësirave urbane qytet-formuese e ç’është e keqja as zërin e ulët të arsyes së tyre (jashtë zhgunit të pushtetit) që u pëshpërit ku bëhen gati për të fjetur natën vonë.
I ka kapluar marria… E njëjta marri që shtyu talebanët të hedhin në erë statujat e Budës, që përfshiu serbët gjatë bombardimit të Dubrovnikut, që nxiti Enverin të zhdukë Bashkinë e vjetër të Tiranës.
Ne do asistojmë ndofta – të çmeritur – nga ekranet e TV-ve “ngjarjen historike” të shembjes së Piramidës, arkitekturës me përfaqësimtare të periudhës së Komunizmit, njëzet vjet pasi ai ka vdekur, por edhe instalacionin e parë modern urban “Kambanën e Paqes” dhjetë vjet pasi ky u ngrit. Ne do asistojmë në shpërbërjen e 15.000 m2 park në qendër të Tiranës – parkun më të frekuentuar të kryeqytetit bashkë me parkun Rinia dhe do u themi lamtumirë njëherë e përgjithmonë jo vetëm dhjetramilionë eurove që u shpenzuan me harbutëri këto vite aty, por edhe ëndrrës së krijimit të një qendre të madhe kulturore, teatrore e multimediale në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Tirana do humbasë përgjithmonë një copë të dhimbshme të historisë së saj, një copë që përfaqëson një periudhë të gjatë sa gjysma e jetës së kryeqytetit.
Kjo është që po ndodh në këtë moment të dashur bashkëqytetarë, po i rrëmbehet qytetit tonë një pjesë e historisë së tij të mbushur me vuajtje, me arritje e me dështime. Po i rrëmbehet nga njerëz që nuk kanë bërë asnjëherë ndonjë gjë për këtë qytet, nuk kanë dhënë as edhe një mendim, dhe që kontakti i vetëm me Tiranën (pos urrejtjes së trashëguar nga fëminija) është firma në bordero për rrufitjen e rrogës.
Ne nga nahija jonë, kësaj i themi TURP!