Ne kulisat e nje greve
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Dhe tani me lejoni t´ju bie ne gjunje”! Edi Rama hyri per here te fundit ne çadrat e greves se urise te merkuren ne mbremje mes brohorimave per nje fitore te mundshme te kauzes se opozites; nje fitore te ciles nuk i dalloheshin ende permasat. Por kryetari i opozites nuk dinte te shprehte ndryshe mirenjohjen e tij per grevistet e urise se opozites, veçse te vazhdonte te qendronte ne gjunje. “Nga sot Shqiperia nuk eshte me ajo qe ka qene. Nga sot, politika shqiptare nuk eshte ajo qe ka qene. Nga sot, edhe Partia Socialiste nuk eshte ajo qe ka qene. Ka ndodhur ndryshimi i madh”!
Ne hyrje te çadrave, ne momentet e fundit te urise se socialisteve, nuk kishte deshmitare. Vetem nje kamera qe xhironte nga larg kete “moment privat” dhe aparatet e celulareve qe fiksonin foto. “MAPO” kishte hyre serish, kesaj rradhe ilegalisht e pa leje nga organizatoret e greves. Rama mbante te perqafuar Elsa Lilen, kengetaren shqiptare qe sfidoi urine per hir te qytetarise, siç shprehej vete, ndersa ne krahe kishte dy burrat e tjere te forte te Partise Socialiste; Fatmir Xhafaj dhe Gramoz Ruçi brohoriteshin njelloj. Edhe atehere kur Rama, si rrallehere ne keto 12 vjetet e fundit ne politiken aktive, foli “privatisht” duke permendur ne emer dy koleget e tij te partise, Ruçi e Xhafaj: “Ju te gjithe, keni mirenjohjen time me te thelle te mundshme, jam i bindur se neser, do te keni edhe mirenjohjen e gjithe shoqerise shqiptare. Une edhe mund te harroj, por emrat tuaj jane te shenuar ne dy lista, njeren e ka Ruçi, tjetren Xhafaj”; momenti i rralle priste edhe pak humor, edhe te verteta te thena me humor, ndoshta ne emer te te gjithe shoqerise shqiptare.
E cila me se paku, si asnjehere ne keto 20 vjet pluralizem, njohu protesten paqesore me te shtrire ne kohe, me ngulmuesen, me radikalen, me te forten dhe me uniken. Nje proteste qe me shume se te sotmes, i flet pushtetit te neserm, pavaresisht ngjyres se tij: askush nuk do ta kete te lehte si me pare qe te merret me voten e shqiptareve, askush nuk mund te beje llogari politike ne kurriz te vullnetit te shqiptareve. Ose me se paku, do te duhet te llogarise mire pasojat per deformimin e mundshem te votes se shqiptareve, siç ka ndodhur rregullisht ne te gjitha zgjedhjet e mbajtura ne kete vend.
Fituan shqiptaret
“Kane fituar shqiptaret”, tha Rama dhe nisi nje tur te gjate shfajesimi per emrat e grevisteve qe kishte harruar te permendte dhe te falenderonte emer per emer. Vetem nje çast me pas, Xhafaj, kryetari i greves se urise ju kerkon miqve te tij qe te shkojne secili ne shtratin e tij. Edhe dalja nga greva duhej bere me rregull; ngjante krejt paradoksale per situaten e krijuar, por pikerisht aty, nisi te perdorej shpesh fjala “disipline”. Dhe me nje disipline te rralle per karakterin jo rreshtor te shqiptarit, grevistet grumbulluan rrobat e tyre dhe sipas qarqeve, nisen te dalin njeri pas tjetrit jashte per t´ju drejtuar shtepive. Me “fatkeqet” ishin ata qe e kishin nderprere greven perkohesisht, Olta, Shega dhe Rolandi, i cili kishte lene greven vetem nje ore perpara nisjes se protestes se perditshme te opozites. “Sa morra lajmin, hoqa serumin dhe erdha perseri ketu”, thote ai. Thote te njejten gje si Olta, Shega, Ledi e te tjere.
Ne mesnate, Bulevardi po i kthehej me shpejtesi gjendjes normale. Çadrat, nen transmetimin direkt te te gjithe TV-ve u çmontuan, krevatet ishin palosur. Ne pllakat e gurta te tij kishin ngelur dhjetra shapka platike, deshmitaret e fundit te atyre qindra mijera hapave te hedhura ne 19 ditenete te gjata ankthi, dhembjeje te pafundme dhe urie nga njera ane dhe cinizmi te pashembullt ne anen tjeter.
Kush humbi?
Kjo ishte pyetja qe mundonte gjithkend. Kjo vazhdon te jete pyetja qe asnjehere nuk do te kete nje pergjigje shteruese nese paraprakisht nuk thuhet se se pari, fituesja e padiskutuar eshte shoqeria shqiptare. E cila, pavaresisht sproves se madhe ne te cilen u vu, tregoi nje force edhe me te madhe se gjithe institucionet qe eshte rrekur politika te ndertoje ne 20 vjet. PS mund te shenoje si fitore faktin se tashme ka marre ne menyre absolute monopolin e padiskutueshem te protestes ne rruge, qe deri ne 2005 e mbante rivalja e saj. Llogaritet se mbi gjysem milioni njerez – nje shifer natyrisht e perafert – kane protestuar ne Tirane dhe ne te gjithe Shqiperine qe nga data 30 prill kur u mbajt protesta e pare e madhe e opozites ne Bulevard. PD mund te shenoje si fitore te saj, qe pavaresisht mases gjigante te protestuesve, pavaresisht radikalizimit ekstrem te situates, pavaresisht pragut te nje pothuaj lufte civile, ju ruajt deri ne fund nje ballafaqimi force me forcen e shtetit. Nga deklarimi i te henes se kryeministrit: “Po te doja, i hiqja çadrat per 15 minuta”, e deri tek deklarimi tjeter se “...kampingu para zyrave te kryeministrise eshte nje deshmi madhore e funksionimit te demokracise ne vend”, kishte rrjedhur shume uje, ndersa nen urat e politikes shqiptare kishin rrjedhur shume e shume kontakte. Qe si zakonisht funksiononin me parimin e trekendeshit: PD e PS komunikonin me nje kulm pertej tyre qe ishte faktori nderkombetar.
Befasia e harruar
E merkura ne mbremje la larg edhe merine e madhe te kryeministrit per mbasditen e dates 30 prill. As Berisha dhe askush tjeter nuk kishin pasur asnje dijeni qe opozita, ne fshehtesi te plote, kishte siguruar nje baze te jashtezakonshme materiale per zhvillimin e greves, qe nga çadrat, tualetet, shtreterit, dysheket e jorganet e deri tek medikamentet mjekesore. Nje ushtri njerezish dhe mjetesh te mobilizuar brenda pak minutash dhe e hedhur po brenda pak minutash ne veprim. Nje qytet i perkohshem, pa plan “urbanistik”, u ndertua si me magji per me pak se nje ore dhe askush nuk kishte dijeni per te nga qeveria. E meqe thashethemet ishin “buka” kryesore qe tregtohej ne afersi te çadrave te urise, thashethemi politik qe beri xhiron e Bulevardit tere ditet e greves, ishte ai per zemeraten e kryeministrit kur pa qytetin e ri nen zyren e tij te ndertohej nga hiçi. Nje qytet ku ai jo vetem nuk kishte asnje lloj pushteti, por qe po i kercenonte seriozisht pushtetin.
“Me keni thene, qe fjalet e Rames me pare me vijne mua sesa perfundojne ne veshin e Ruçit dhe Xhafes, por nuk qenka keshtu”, citohet te kete thene kryeministri mes bashkepunetoreve te tij. Ky ishte dhe basti i pare i humbur i pushtetit me protesten. I fundit, por jo me pak i rendesishmi eshte qe per 19 dite proteste, ne kryeministri nuk u thye asnje xham dhe nuk shpertheu asnje gjuhe flake, sikunder ka ndodhur me pare kur godina eshte qelluar me antitank. I vetmi zjarr qe u ndez, ishte djegia e nje kopjeje te nje gazete te perditshme te Tiranes dhe inskenimi i djegies se nje flamuri blu. Perplasja te ciles i druheshin te gjithe per pasojat, nuk ndodhi as ne daten 1 maj, kur dy grupe te medha njerezish, protestonin me menyra te ndryshme vetem disa dhjetra metra larg njeri-tjetrit. Dhe kur Berisha e Rama ndodheshin gjithashtu po aq metra larg njeri-tjetrit.
Kompromisi
Stacioni ishte Uashingtoni dhe Brukseli. Vendndodhja, Strazburgu. Qe prej te premtes se shkuar kur nje deklarate e ambasadorit Bosch paralajmeroi nje zgjidhje te shpejte, por qe po aq shpejt edhe u refuzua nga PD-ja, rrodhi nje gjysem jave tjeter e paqete. Si kurre ndonjehere me pare, negociatat me faktorin nderkombetar jane zhvilluar ne heshtje te plote. Vetem nje grusht njerezish dinin çfare ndodhte dhe vetem dy prej tyre, Berisha dhe Rama dinin shkallaren e rradhes ku ngjitej dhe zbriste mundimshem kompromisi. Aq e vertete eshte nje gje e tille, sa edhe gjate paradites, deputete te te dy kampeve shkembyen akuza me gjuhe te ashper ndaj njeri-tjetrit, ndersa edhe gjate mitingut, oratore te ndryshem folen me te njejten gjuhe qe kishin folur ne ditet e “luftes”, pa ditur se po gatuhej paqja. Kulmi u arrit te merkuren, kur dy burrat rivale te politikes shqiptare, te konsultuar vetem me njerezit me te aferm te tyre, i thane “po” biletes se avionit per ne zemer te Evropes: ne Strazburg, te enjten, do te shtrohej nje darke per ta. Se ne çfare menyre jane zhvilluar negociatat, kjo eshte nje nga ato sekrete te cilat nuk do te mesohen ndoshta kurre ne teresi, nuk do te mesohet edhe se ne çfare menyre jane vene ne levizje ato mjete dhe mekanizma qe kerkuan nje Tirane jashte krizes nje ore e me pare, ne nje kohe kur rajoni i Ballkanit nuk po kalon ditet e tij me te mira. Formula per Tiranen eshte e thjeshte: transparence sipas kornizes ligjore! Nje formule qe nuk e kundershton hapur askush, edhe kur behen llogarite paraprake sipas zakonit: kush fitoi, kush humbi?
Elsa shkon ne shtepi
Hyri ne greve si qytetare dhe nuk pranoi te dale prej saj edhe atehere kur i kishte te gjithe kunder; urine, shendetin qe po i rendohej, te afermit dhe politikanet kryesore te PS-se qe i kerkonin me ngulm te zbatonte urdherin e mjekeve: dil nga greva dhe shko ne spital! Sa me i forte ngulmi i tyre, aq me i forte edhe reagimi i kengetares: Nuk dal! Te merkuren ne mbremje, Elsa ishte nga te fundit qe doli nga çadrat. E priten ne lokalin tek dy kullat me duartrokitje, njelloj si gjithe grevistet e tjere qe u ngjiten gjithashtu ne lokal. Festa kishte filluar nen ethet e te njejtes pyetjeje: kush fitoi? Po ne ate ore, dritat ne zyrat e katit te dyte te Keshillit te Ministrave, u fiken. Kryeministri ishte larguar per ne shtepi, kurse grevitet dhe perkrahesit e tyre ne lokal, kishin nisur festen. Elsa dhe Tani kishin porositur supe. E hengen me luge çaji ne nje porcion foshnjash. Burra dhe gra perreth tyre thjesht i duartrokisnin dhe vazhdonin t´i shihnin ne sy. Tani ata ishin heronjte e tyre. Njelloj si Shega, Olta e Ledi qe ndodheshin ne te njejten tavoline, njelloj si gjithe grevistet e tjere qe po shkonin ngadale drejt jetes normale.