Ne fshatin qe u trondit nga krimi. Aishja, vajza qe jetonte ne vetmine e saj
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Si ne tragjeditë e Shekspirit, Besim Lame thotë se as ka dëgjuar dhe as ka parë kurrë këtë ngjarje që na e tregon edhe neve. Ka 36 vjet si roje i Kalasë Fllakë , i hekurudhës që kalon diku më tutje shtëpisë së vajzës që i prenë kokën. “Ishte ora nëntë, unë isha në turn, por prisja trenin e radhës dhe ja ula këtë postbllokun këtu para se të vijë treni. Vjen Sadiku, e ka shtëpinë tek katër rrugët e Shijakut, më thotë i tmerruar: Shpejt Besim, gjeta në tokat e mia një femër pa kokë. Njofto 129-ën”. E njoftova dhe policia erdhi. Vajza ishte pa kokë.”
Ai tregon se kur mori vesh kush ishte viktima u shokua dhe u tmerrua akoma më shumë. “Aishja ishte një vajzë që vërente rrugën e vet, e shoqëronte i ati me makinë, e kontrollonte në cdo veprim. Një vajzë e mbyllur e shkreta. Shikonte rrugën e saj, me kryet e ulura dhe të mbuluara, gjithmonë e heshtur. Se di si ndodhi kjo punë kështu, gjynaf ” – thotë burri që për shkak të punës i njeh pothuajse të gjithë në këtë lagje, e cila është përfshirë nga paniku.
KJop vile ne kete foto eshte shtepia e Aishes dhe shumekush mund te mendoj se brenda saj rridhte nje jete e qete. Por ndoshta nuk ka qene keshtu. Gratë thonë se në familjen Vata gëzimi më i fundit ishte fakti që 18 vjecarja kishte fituar shkollën e lartë infermierinë. Ata shprehen se vajzën e shikonin shumë rrallë që kur kishte nisur atë shkollën e Medresesë. Madje për muaj të tërë ka patur raste që edhe nuk e kanë parë të shfaqej sepse i ati po i rriste fëmijët “me dy barqe”- thonë komshinjtë- duke punuar në një oficinë që kishte ndërtuar në lagje. Aishesë i vdiq e jëma pothuajse gjashtë vjet më parë, nga një infark. Ai u martua sërisht dhe për të rritur fëmijët punonte shumë. Kështu tregojnë ata pak fqinj që kanë mbetur pa u shoqëruar në komisariatin e policisë pas ngjarjes që tmerroi gjithëkënd në këtë zonë.
Erjon Uka , një i ri që e ndan një vit më pak distancë me Aishen, shprehet se nuk e përshkruan dot fytyrën e saj. ‘Ja kam harruar, ajo ishte shumë e mbyllur, shkonte në shkollë , vinte në shtëpi, nuk e shikonim as në shkallë”.
Të njëjtën gjë shton edhe vëllai i shoqes së fëmijërisë së Aishes, Mariglen Buci. ‘Kam dy tre vjet pa e parë. Ajo shikonte vetëm rrugën e saj. Ishte shumë e heshtur”. Askush nuk i vë një emër këtij krimi , askush përvec policisë që edhe pse ka dyshimet e saj për shkak të dinamikës së krimit, nuk shprehet për pistat. Burimet thonë se është ende shpejt, ndërkohë që gjithë familja e vajzës së bashku me një të ri nga Shijaku ndodhen të shoqëruar në drejtorinë e Durrësit për të dhënë shpjegimet e tyre se si u largua Aishe Vata në mesnatë nga vila e të atit, cdonte ajo në një arë qindra metra larg banesës, kë do takonte dhe pse e vranë? Por pyetja akoma më e rëndë e hetuesve është: Pse u zhduk koka e Aishe Vatës nga vendi i krimit?
Fshatin e saj tashmë e ka mbuluar makthi dhe frika për një krim të përbindshëm. Hetimet e para ta policisë kanë zbuluar se vajza ishte shtatzënë dhe kjo ka shtuar akoma më shuymë dyshimet mbi motivet e krimit duke future edhe hetimet një një rrugë edhe më të ngushtë që mund të çoje tek autori.