Ne Greqi kane qarkulluar miliarda euro
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Kriza në Greqi, nuk është ashtu siç ngjan. Në një artikull kushtuar shtetit helen dhe konkretisht krizës, e përditshmja britanike “Daily Mail” shkruan se prej vitit 2009 deri në 2011- vlera e monedhave që qarkulluan në Greqi u shtua nga 19 në 40 miliardë euro, dhe deri në verën e 2012-ës, arriti në 48 miliardë euro.
“Kur Greqia po digjej nga protestat dhe bankat e saj gati po shkriheshin nga mungesa e likuiditetit, nga njëra ane ekspertët e Trojkës kërcënonin Athinën se nëse nuk zbatonte masat do ta dëbonin atë nga Eurozona ,por nga ana tjetër, përmbytën tregun grek me kartëmonedhat e euros, për të shpëtuar monedhën evropiane”, shkruan gazeta.
Zakonisht ekonomitë në zhvillim kanë vlera monetare reale në qarkullim 4-7% të PBB-së. Në vitin 2009 në Greqi, kjo shumë shkonte në 8,2% e megjithatë deri në 2012-ën, ky numër u rrit në 24%. Kjo pasi greket nga frika e falimentimit të vendit dhe e daljes nga Eurozona tërhiqnin deri në 2 milionë euro në ditë nga bankat”, komenton “Daily Mail”.
“Shumë herë, shkruan 'Daily Mail' - dërgoheshin avione ushtarake në Itali për të tërhequr shuma parash, por ato nuk mjaftonin.”
Për të përforcuar faktet, "Daily Mail" ka publikuar edhe një fotografi të aeroplanëve gjigante “Boeing”, me shenjën dalluese të transportuesit ndërkombëtar 'Maersk Star Air', që morën pjesë në këtë operacion, të cilin e ka konsideruar si një revolucion të madh të euros, nën hundën e miliona grekëve.
Ura ajrore ishte vetëm faza e parë e misionit. Pasi paratë vinin në Athinë, ato dërgoheshin me anije në shumë prej ishujve të mëdhenj të vendit. Qëllimi nuk ishte të ruhej stabiliteti social, por monedha europiane që rrezikohej.