Ndihma mund te vonohet, Greqia rekord historik i te papuneve
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Deklarata e ministrit gjerman të financave, Ëolfgang Schauble se, ndihma për Greqinë mund të vonohet, ka shqetësuar autoritete greke. Ndërsa kryeministri grek Antonis Samaras ka theksuar se qëllimi i qeverisë greke është zhbllokimi i ndihmave para 22 nëntorit ku do të zhvillohet edhe samiti i jashtëzakonshëm i BE-së.
Mediat greke kanë shkruar, se mosmarrëveshjet mes Berlin dhe FMN-së për dhënien e ndihmave dhe për afatin dy vjeçar të kërkuar nga qeveria greke për të realizuar të gjitha reformat, ka krijuar një valë shqetësimi për Athinën. Ndërkohë masat shtrënguese të vendosura nga trojka, në këmbim të këstit të dytë të ndihmave, ka shënuar një rekord historik të papunësisë në Greqi.
Sipas të dhënave zyrtare norma e papunësisë ka arritur në 25,4% në muajin gusht kundrejt 18,4% një vit më pare. Kjo tregojnë se një në katër grek, është në kërkim të një vendi pune gjatë 12 muajve të fundit por pa ia dalë të gjejë një të tillë, ku llogariten 351 mijë persona të tjerë që kanë hyrë në statistikatat e të papunëve. Greqia numëron rreth 3,7 milionë persona të punësuar dhe 1,3 milionë të papunë. Situata është më e rënduar për të rinjtë mes 15 dhe 24 vjeç, ku norma e papunësisë ka arritur në 58%. Por pavarësisht këtyre shifrave kryeministri Samaras e ka konsideruar aprovimin e reformave të fundit si një hap vendimtar për ta rikthyer vendin drejt rritjes.