Ndertimi i Kompleksit Parlamentar, shpallet fitues projekti austriak
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Projekti fitues për ndërtimin e kompleksit të ri Parlamentar në Shqipëri u shpall ai austriak Coophimelbau, me një unanimitet votash të Komitetit Shtetëror. Në garë për këtë projekt ishin 3 firma, ajo franceze, austriake dhe italiane, të përzgjedhura nga juria e Komitetit Shtetëror mes 25 studiove që treguan interes. Në fjalën e saj kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli deklaroi se korpusi i ri parlamentar do të jetë një monument i demokracisë ne vendin tonë.
“Ky është një vendim i rëndësishëm për përzgjedhjen e monumentit të demokracisë. Është ky komitet që do të bëjë përzgjedhjen e projektit fitues. Siç është bërë e ditur në konkursin për ndërtimin e Kompleksit të ri Parlamentar u atuan 25 studio dhe paraqitën maketet (projekt-idetë), 14 studio, ndër më prestigjiozet”- tha Topalli. Ndërkohë kryeministri Berisha në fjalën e tij shtoi se juria e ka dhënë verdiktin e saj dhe se kostoja s’duhet të përmbysë vendimin e jurisë. Ndër të tjera kryeministri Berisha u shpreh se ky është një projekt i rëndësishëm për Tiranën dhe gjithë Shqipërinë. Projekti austriak u shpall një vit më parë fitues nga një juri ndërkombëtare teksa rigaroi pasi vendimi vjet s’ishte përfundimtar.