Myslimanët nisin sot muajin e Ramazanit
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Ka nisur sot për të gjithë besimtarët myslimanë ai që ata e quajnë “Muaji i Shenjtë i Ramazanit”, i konsideruar prej tyre si muaji i sakrificës, i mirësisë dhe i dashurisë.
Përmes agjërimit dhe heqjes dorë nga dëshirat për një muaj të tërë, myslimanët mendojnë se kuptojnë vuajtjen e vërtetë, duke arritur të bëhesh njësh me dhimbjen, duke pastruar kështu shpirtin dhe kuptuar në të njëjtën kohë lartësinë e Allahut dhe mrekullive që ai është në gjendje të bëjë për botën.
Konkretisht, në muajin e shenjtë të Ramazanit myslimanët agjërojnë dhe ndihmojnë të varfrit dhe gjatë ditës nuk hanë, nuk pinë, nuk pinë duhan e as kryejnë marrëdhënie seksuale.
Shumë prej tyre e kalojnë ditën me familjet duke u falur, ndërsa çdo ditë, agjërimi mbaron me vizita tek miqtë pas perëndimit të diellit, ku familjet ftojnë njëra-tjetrin për të festuar në mbrëmje në mënyrën tradicionale.
Ramazani përkujton muajin kur besohet se fjalët e Kuranit iu shfaqën profetit Muhamed 1.400 vjet më parë.
Duke uruar besimtarët myslimanë si brenda dhe jashtë vendit për një agjërim sa më të lehtë, kryetari i Komunitetit Mysliman shqiptar, Haxhi Selim Muça, u shpreh dje në një prononcim për mediat se "muaji i Ramazanit është një muaj i madhëruar, që e ka bekuar Perëndia”.
"Muaji i Ramazanit duhet të mbahet nga të gjithë myslimanët dhe myslimanet në të gjithë botën", tha Muça, duke shtuar se "ai është i madhëruar sepse na afron të gjithëve sa më pranë Allahut dhe Perëndisë".
n.e/NOA