Minatori varroset i gjalle, Berisha dhe Rama bejne batuta per librat
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
E ndërsa kryeministri Berisha dhe lideri i opozitës Rama bënin batuta për librat nga Tirana, qindra kilometra larg kryeqytetit, në Bulqizë po zhvillohej një tragjedi me seri të pafundme, ku një minator është varrosur i gjallë, pasi është shembur një pjesë e galerisë 66 të minierës. E ndërsa minatori 55-vjeçari veç humbjes së jetës, la pas edhe një familje në varfëri, ndërsa Berisha dhe Rama jo vetëm që nuk kanë bërë gjënë më minimale për të ngushëlluar familjen, kanë preferuar të bëjnë batuta për letërsinë.
Tragjedi në Bulqizë
Minatori Fetah Shehu ka humbur jetën si pasojë e shembjes së dherave, teksa ishte duke nxjerrë krom në një galeri të braktisur. Fillimisht u dha alarmi për bllokimin e tij në thellësinë e tokës dhe për nxjerrjen e tij u ngrit edhe një grup kërkim-shpëtimi, por mesa duket mungesa e ajrit ose plagët e marra si pasojë e shembjes së dherave i kanë shkaktuar atij vdekjen. Fetah Shehu ishte punonjës i kompanisë ACR, por ishte duke punuar privatisht në galerinë e braktisur. Ky është aksidenti i dytë që i merr jetën një minatori brenda pak javësh.
Berisha-Rama, koha për batuta
Kryeministri Berisha e ka anashkaluar stendën e Panairit të Librit, ku është publikuar libri i kreut të opozitës. Duke folur për mediat, Berisha pranoi se kjo shmangie nuk ishte aspak e paqëllimtë. “Nuk ishte i paqëllimtë evitimi i tij, sepse unë jam një libërdashës. Por do të them vetëm kaq: Zoti i mbroftë letrat tona nga politikanët e dështuar. Nuk mendoj se kërkojnë një nderim të veçantë ata që dështojnë në politikë dhe rendin drejt letrave. Lashë mënjanë dështakët e politikës që duan të shndërrohen në shkrimtarë, por zëdhënëses time i thashë “Shko bli librin e kushëririt tënd se të ka bërë personazh”, u shpreh Berisha. Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama ka reaguar mbi komentin e Berishës gjatë vizitës që ky i fundit bëri në panairin e librit në pallatin e Kongreseve. Berisha ka kahasuar librat e Ramës me atë të Blushit duke thënë se biblioteka e gjyshit të deputetit të PS-së kishte libra sa gjysma e panairit. Në këtë prizëm Rama ka reaguar duke thënë: “E meqë ra fjala, na thuaj çfarë lexonte gjyshi yt Sali, po bibliotekën të madhe e kishte?”. “Sali, fisnikëria s’është si plehrat që i shumon apo si votat që i vjedh! O e ke o s’e ke, as Zoti s’të ndihmon dot në këtë pikë”, shkruan Rama në Twitter.
Berisha
“Nuk ishte i paqëllimtë evitimi i tij, sepse unë jam një libër-dashës. Por do të them vetëm kaq: Zoti i mbroftë letrat tona nga politikanët e dështuar. Nuk mendoj se kërkojnë një nderim të veçantë ata që dështojnë në politikë dhe rendin drejt letrave. Lashë mënjanë dështakët e politikës që duan të shndërrohen në shkrimtarë, por zëdhënëses time i thashë “Shko bli librin e kushëririt tënd se të ka bërë personazh”.
Rama
Rama ka reaguar duke thënë: “E meqë ra fjala, na thuaj çfarë lexonte gjyshi yt Sali, po bibliotekën të madhe e kishte?”. “Sali, fisnikëria s’është si plehrat që i shumon apo si votat që i vjedh! O e ke o s’e ke, as Zoti s’të ndihmon dot në këtë pikë”, shkruan Rama në Twitter.
Blushi
Blushi kur u pyet për batutat e Berishës tha se “Berisha është një njeri i rëndomtë që ka kënaqësinë të numëroj librat e mi. Kjo gjë sigurisht më bën të ndihem mirë”. Sipas Blushit libri e zbut politikanin, dhe çdo libër i shkruar nga kushdo është një gjë pozitive. “Sa herë vjen Berisha në stendën ku shitet libri im, as libra nuk ka”, u shpreh Blushi.