e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Kuriozitete

Meshkujt italiane, te paret ne bote per puthje

Në këtë seksion: Kuriozitete · 8 artikuj ↓
Meshkujt italiane, te paret ne bote per puthje
Meshkujt italianë nuk kanë rivalë kur vjen puna tek puthja. Pasionante, të gjata, romantike dhe ngushëlluese janë cilësuar puthjet e tyre nga 3000 turiste nga e gjithë bota, të cilat i janë përgjigjur një sondazhi. Italianët zënë vendin e parë me 28 për qind të preferencave, ndërsa të dytët vijnë francezët me 17 për qind. Në vendet e fundit të klasifikimit janë puthjet e britanikëve (4 %), gjermanëve (3%) dhe danezëve (2%), të cilësuara me pak dashuri brenda dhe gati për të kaluar në fazën tjetër. Sondazhi është organizuar nga kompania e njohur e pijeve “Martini”, e cila është në kërkim të protagonistit të radhës për spotin e saj.

Të pyetura më në detaje për puthjen më të mirë, turistet nga e gjithë bota i kanë renditur meshkujt italianë të parët për 5 arsye:

Pasionin me të cilin puthin
gatishmërinë dhe aftësinë për të ngushëlluar një femër në një moment të vështirë
higjienën orale dhe buzëqeshjen e kuruar
puthjet e zgjatura
5. aftësinë për të folur bukur, mjeshtërinë e joshjes

Sondazhi rikonfirmon sharmin e meshkujve latinë, pasi në vend të dytë vijnë francezët e të tretët renditen spanjollët.

Po përse është kaq e rëndësishme puthja për një femër?

Para së gjithash, femrat preferojnë lojën paraprake (56%) më shumë sesa vetë raportin seksual. 21 % e tyre e cilëson thelbësore puthjen, e cila është burim i eksitimit më shumë se çdo lloj tjetër kontakti fizik. Ndërsa 34 % e grave shprehen të gatshme për të hequr dorë nga seksi për një periudhë kohe, por jo nga puthjet me partnerin e tyre.