e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Mekanizmi i mashtrimit me naften vergine, eksporte te rreme edhe me Libine

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Mekanizmi i mashtrimit me naften vergine, eksporte te rreme edhe me Libine
Dosja e naftës vergine përfundon në gjykatë. Pas një hetimi të imtësishëm, prokuroria ka zbuluar të gjithë mashtrimin e një grupi biznesmenësh, të cilët e merrnin naftën e papërpunuar dhe e regjistronin në doganë si të importuar, por në fakt e shisnin në tregun vendas si naftë e përpunuar duke përfituar miliona euro. Më poshte gazeta IDEA boton pjesë nga konkluzionet e hetimit të prokurorisë

“Virgin nafta”  e njohur me emrin teknik “benzine e Hidropastruar” nuk eshte produkt i gatshem per tregtim ne tregun shqiptar. “Vergine nafta” eshte nenprodukt qe del nga rafinimi i naftes bruto pas nje procesi dytesor per pastrimin e saj nga squfuri. Virgin nafta sherben si lende e pare per prodhimin e benzinave me numer oktani te larte ( mbi 95 oktan), si rrjedhim ky nenprodukt blihet me qellimin e vetem per tu eksportuar jashte shtetit.

Tregtimi i nenprodukteve te naftes te prodhuara nga rafinerit behet nga shoqerit e tregtimit me shumice qe i administron ato dhe konkretisht subjekti Armo Sha. Shoqerit e tregtimit me shumice e realizojne veprimtarin e tyre ne tregun e brendshem si dhe eksportimin dhe importimin e naftes, gazit dhe nenprodukteve te tyre nepermjet marreveshjeve kontraktuale. Nje nga shoqerit qe ka operuar ne kete fushe eshte dhe shoqeria Euroil Sha.

Referuar ketyre kontratave te lidhura midis Armo Sha dhe Euroil Sha rezulton se shoqeria Euroil Sha ka blere sasira te konsiderueshme virgin nafte me qellim te vetem eksportimin jashte vendit. Ky mall do te ngarkohej ne KPTHN (Kombibati i Perpunimit te Thelle te Naftes) Ballsh dhe do te transportohej me mjetet dhe shpenzimet e bleresit me autobote duke magazinuar ngarkesen ne magazinat e Fietek Vlore dhe mandej ne anije per eksport ose duke e shkarkuar direkt ne anije per eksport. Ka qene shoqeria blerese pergjegjese per te moslejuar daljen e mjeteve transportuese nga segmenti rrugor KPThN Ballsh – FIETK Vlore ose pika doganore.

Ne kuader te verifikimit mbi destinacionin e sasis se “virgin naftes” te blere nga shoqeria Euroil me qellim ekportin jashte vendit nepermjet pikave doganore, ne Degen e Doganes Vlore jane sekuestruar me cilesin e proves materiale  tre praktika doganore eksporti ne emer te subjektit Euroil Sha qe jane konkretisht:

Exp R.649 DT. 19.01.2009 e D.D.Vlore sasia     2676.1 ton.
Exp R.1597 DT.10.02.2009 e D.D.Vlore sasia    2625.9 ton. (malli figuron se eshte ngarkuar ne anijen Rita S)
Exp R.2361 DT.28.02.2009 e D.D.Vlore sasia  14583.679  ton.(malli firuron se eshte ngarkuar ne anijen Calitea)

Nga hetimi ka rezultuar se dokumentacioni persa i perket praktikave te dy  eksporteve te datave 10.02.2009 per sasin 2625.9 ton  dhe dt. 28.02.2009 per sasine 14583.679 ton  eshte dokumentacion i cili nuk pasqyron te verteten mbi destinacionin e sasise 17209.579 ton nafte virgin. (2625.9 ton + 14583.679 ton.) Nga kqyrja e dy praktikave te fundit doganore (te sipercituara) prane deges se doganes Vlore rezulton se ne kundershtim me sa pasqyrohet ne keto deklarata eksporti  sasia e virgin naftes nuk eshte ngarkuar ne anijet Rita S dhe Calitea dhe nuk ka kaluar nga porti detar Vlore.

Nga kqyrja e dokumentacionit prane portit detar Vlore rezulton se  anija e fundit qe ka transportuar virgin naften i perket muajit janar te vitit 2009 dhe i referohet deklarates doganore Exp R.649 DT. 19.01.2009.

Fakti se sasia e pasqyruar ne deklaratat doganore prej 17.209.579 ton qe i perket muajit shkurt te vitit 2009  nuk eshte ngarkuar ne anije provohet dhe nga kqyrja e regjistrave (ditareve) te hyrje-daljeve  te anijeve prane Kapitenerise se Portit Detar Vlore ku rezulton se: Nga kqyrja e ditarit te oficerit te sherbimit te Kapitenerise rezulton se  anija tregtare Rita S ka mberritur ne portin e Vlores ne daten 06.02.2009 ne oren 06.00 dhe ka qendruar ne Rad (paraporti ne det). Kjo anije eshte larguar po nga Radi ne daten 11.02.2009. Po nga ditari i sherbimit rezulton se kjo anije nuk eshte ankoruar ne kalaten e portit detar Vlore per veprime tregtare dhe eshte larguar ne det te hapur pa u ngarkuar. Nga kqyrja e regjistrit te Kapitenerise rezulton se anija Rita S ka mberritur ne portin e Vlores ne daten 22.02.2009 dhe eshte larguar ne date 28.02.2009 bosh pa ngarkese. 

Nga kqyrja e regjistrave te Kapitenerise se Portit Detar Vlore rezulton se anija tregtare Calitea nuk ka mberritur ne portin Detar Vlore ne muajt janar, shkurt , mars etj. Referuar kesaj praktike doganore rezulton se anija Calitea eshte ngarkuar me virgin nafte nepermjet terminalit te Armo-s , terminal i cili gjendet ne gjirin e Vlores. Ky fakt perben nje rrethane te rreme per shkak se nga kqyrja e dokumentacionit prane njesise se Armo-s ne fshatin Narte te Vlores , FIETEK (ku gjendet dhe Pontili nepermjet te cilit virgin nafta pompohet –evadohet ne tubacione me destinacion terminalin ne det)  rezulton se ky pontil ka funksionuar per kete proces deri ne muajin shtator te vitit 2008. Ky fakt konfirmohet dhe nga deklarimet e ishdrejtorit te FIETEK Vlore Genci Koka i cili shpjegon se nepermjet pontilit eshte evaduar nafte ne det deri ne muajin shtator te vitit 2008.

Me shkresen nr. 207/1 prot. 30.06.2011 Porti Detar Vlore ka informuar se kufiri maksimal i ngarkeses per anijet tregtare qe perpunohen ne portin e Vlores eshte 7500 ton. (shih deklaraten doganare Exp R.2361 dt 28.02.2009 sipas te ciles rezulton se sasia e eksportuar e virgin naftes eshte 14583.679  ton)

Lidhur me sasin dhe vleren e naftes virgin te blere nga shoqeria Euroil sha rezulton se :

Sasia reale e blerë nga Sh.A. „Euroil” për vitin 2008 është   19,636.69 ton ( nëntëmbëdhjetëmijë e gjashtëqind e tridhjetë e gjashtë pikë gjashtëdhjetë e nëntë ton)

Sasia reale e blerë nga Sh.A. „Euroil” për vitin 2009 është 16,720.38 ton ( gjashtëmbëdhjetë mijë e shtatëqind e njëzet pikë tridhjetë e tetë ton)

Sasia e blerë për vitet 2008 dhe 2009 është  36,357.07 ton ( tridhjetë e gjashtë mijë e treqind e pesëdhjetë e shtatë pikë zero shtatë ton)

Vlera e blerjeve pa Tvsh për vitin 2008 të naftës virxhin është: 1,028,111,429.42 lekë (një miliard e njëzetetë milion e njëqind e njëmbëdhjetë mijë e katërqind e njëzetë e nënëtë pikë dyzet rdy lekë)

Vlera e Tvsh-së së zbritshme për vitin 2008 është :  205,622,285.88  lekë (dyqind e pesë milion e gjashtëqind e njëzet e dy mijë e dyqind e tetëdhjetë e pesë pikë tetëdhjetë e tetë lekë)

Vlera e blerjeve reale pa Tvsh për vitin 2009 është: 787,198,168.73 lekë (shtatëqind e tetëdhjetë e shtatë milion e njëqind e nëntëdhjetë mijë e njëqind e gjashtëdhjetë e tetë pikë shtatëdhjetë e tre lekë)

Vlera e Tvsh-së së zbritshme për vitin 2009 është: 157,439,633.93 lekë ( njëqind e pesëdhjetë ë shtatë milion e katërqind e tridhjetë e nëntë mijë e gjashtëqind e tridhjetë e tre pikë nëntëdhjetë e tre lekë).

Lidhur me sasin dhe vleren e naftes virgin te raportuar nga shoqeria Euroil sha si te eksportuar  rezulton se :

Sh.A. „Euroil” raporton eksporte:

Në vitin 2008  sasia e eksportuar e naftës virxhin  është   15,955.093 ton(pesëmbëdhjetë mijë e nëntëqind e pesëdhjetë e pesë pikë  një ton)

Vlera e eksportit sipas deklaratave doganore  1,120,755,732.16  lekë ( një miliard e njëqind e njëzet mijë e shtatëqind e pesëdhjetë e pesë mijë e shtatëqind e tridhjetë e dy pikë gjashtëmbëdhjetë lekë)

Në vitin 2009 sasia e eksportuar e naftës virxhin është  19,885.679 ton ( nëntëmbëdhjetë mijë e tetëqind e tetëdhjetë e pesë mijë pikë gjashtëdhjetë e tetë ton)

Vlera e eksportit sipas deklaratave doganore  610,639,848.10 lekë (gjashtëqind e dhjetë milion e gjashtëqind e tridhjetë e nëntë mijë e tetëqind e dyzetë e tetë pikë dhjetë lekë).

Në vitin 2010 nuk raportohen eksporte as nga Sh.A. „Euroil” dhe as nga DPD.

Për sa i takon rakordimit të sasive të naftës virxhin dhe vlerave të raportuara blerje  nga Sh.A. „Euroil” për vitin 2008,  ajo raporton blerje për  19,636.69 ton ( nëntëmbëdhjetë mijë e gjashtëqind e tridhjetë e gjashtë pikë gjashtëdhjetë e nëntë lekë).

Për vitin 2008, sasitë e raportuara blerje mbulojnë sasitë e raportuara dalje si kthime dhe si eksporte. Subjekti raporton me 31.12.2008   gjendje për 3,175.07 ton me kosto të magazinimit për 45,905.05 leke/ton.Pra raporton më pak sasinë 506.53 ton. Sipas llogaritjeve, duke përdorur metodën „fifo” hyrje e parë – dalje e parë,  gjendja në  fund përbëhet nga 532.27 ton që i takojnë furnizimit të tetorit me çmim blerjeje 41041.75 lekë/ton dhe nga 3,149.33 ton që është furnizimi i nëntorit me çmim blerjeje 43,471.68 lekë/ton.

Në vitin 2009, shoqeria Euroil Sha raporton blerje sikurse theksuam me larte në sasinë 16,720.376 ton ( gjashtëmbëdhjetë mijë e shtatëqind e njëzet pikë treqind e shtatëdhjetë e gjashtë ton).

Sh.A. „Euroil”  në shkurt të vitit 2009 raporton me deklarata doganore eksporte për 17,209.58 ton ( shih tabelën 11/1 bashkengjitur aktit te ekspertimit kontabel ku raportohen të gjitha eksportet e Sh.A. „Euroil” për vitet 2008 e 2009 sipas shkresës së DPD nr 14754/2 datë 25.10.2010) duke pasur gjendje në depot e saj vetëm 3772.2 ton naftë virxhi me 31.janar 2009. Pra raporton shitje-eksport  pa pasur blerje sasinë prej 13,437.38 ton. Këtë sasi të munguar malli, ajo e plotëson me blerje te raportuara ( siç janë sqaruar në përgjigjet e pyetjeve 3 dhe 4 të këtij raporti)  nga 06.04.2009 deri më 31.12.2009, duke raportuar kështu blerje totale për vitin 2009 për 16,720.38 ton. Sh.A. „Euroil” raporton shitje pa pasur blerje në momentin e deklarimit të eksporteve nga pika doganore e Vlorës për muajin shkurt 2009  dhe i  raporton blerjet për të plotësuar sasinë e raportuar shitje në shkurt të vitit 2009 pa raportuar shitje të kësaj sasie për periudhën 01.04.2009-31.12.2009.

Jane krahasuar sasit dhe vlerat e raportuara si te ekspertuara ne vitet 2007,2008, 2009 me sasit  dhe vlerat e naftes virgin te dale nga porti Detar Vlore dhe ka rezultuar se:

Sipas rakordimit  të të dhënave të DPD për deklaratat doganore të hartuara në pikën doganore të Vlorës,  me informacionin e raportuar nga Porti Detar Vlorë dërguar me shkresen nr 424/1 datë 02.11.2010, rezulton që deklaratat doganore të vitit 2008 që shoqeria Euroil sha i ka raportuar si eksporte të saj, janë regjistruar të kaluara mjetet e transportit ( anijet përkatëse) porti detar Vlore. Ndërsa dy deklarata  doganore të eksporteve të muajit shkurt 2009 ,ajo me nr 394 datë 10.02.2009, dhe ajo me nr 554 datë 28.02.2009, të dyja me destinacion për në Libi, nuk figurojnë të regjistruara si të kaluara nga Porti Detar i Vlorës.

Deklarata doganore  me nr 394 datë 10.02.2009 është raportuar për në Libi, eksport që realizohet me anijen  M/T „Rita S” me ngarkesë për 2,625,9 ton naftë virxhin me vlerë doganore për 883,113 dollarë ose në vlerë leku 81,732,108.15 lekë.

Deklarata doganore me nr 554, datë 28.02.2009, është e raportuar për në Libi, eksport që realizohet me anijen M/V „Calitea” Itali, me ngarkesë për 14,583.679 ton naftë virxhin dhe me vlerë doganore për 4,302,185.31 dollarë ose në lekë shqiptarë për 443,899,479.77 lekë.

Lidhur me ndikimin qe kane pasur ne lidhje me tvsh, keto mosperputhje, ka rezultuar se:

Mosraportimet e faturimeve në ulje si rezultat i ndryshimeve të kurseve të këmbimit të dollarit amerikan me lekun shqiptar dhe raportimi i kthimeve si sasi të shitura,  sjellin si rrjedhojë dhe një paraqitje të pasaktë të marrëdhënieve të shoqeris Euroil sha me detyrimet dhe të drejtat e saj për raportimin e Tvsh-së  dhe të tatim fitimit, e konkretisht:

Sh.A „Euroil” për vitin 2008  rrit vlerën e Tvsh-së së zbritshme për 67,941,924.42 lekë,

Raporton shitje kthimet e sasive, ku vlerat e  kthimeve të  raportuara si shitje janë paraqitur me vlerat e tyre të blerjes. Kështu, Shoqëria nuk raporton Tvsh shitjeje,por eliminon Tvsh-në në blerje dhe  fsheh me këtë  veprim edhe të ardhurat të tjera të realizuara nga veprimtaria ekonomike e saj;

Po si rezultat i mosuljes së kostove të blerjeve për shumën  prej 604,705,834.97, apo me ndikimin e kthimeve vlera e blerjeve për vitin 2008 për 339,709,622.09 lekë, Sh.A. „Euroil” për vitin 2008 deformon rezultatin ekonomik-fitimin vjetor dhe nuk paguan në organet fiskale detyrimin e tatim fitimit në masën 10% të vlerave të paraporuara.

Për vitin 2009, Sh.A. Euroil raporton si shitje kthimin e sasisë për 54.394 ton me vlerë 1,318,093.15 lekë dhe Tvsh të llogaritur për 263,618.63 lekë si dhe nuk raporton si ulje të kostos së blerjes vlerën e korigjuar në total për 1,402,927.27 lekë si dhe rrit kërkesën për Tvsh të zbritshme për 280,585.45 lekë.

Sh.A. „Euroil” në vitin 2009 raporton shitje-eksport  pa pasur blerje sasinë prej 13,437.38 ton. Këtë sasi të munguar malli, ajo e plotëson me blerje te raportuara ( siç janë sqaruar në përgjigjet e pyetjeve 3 dhe 4 të këtij raporti)  nga 06.04.2009 deri më 31.12.2009.Sasia e blerë nga 06.04.2009 deri me 31.12.2009 prej Sh.A. „Euroil” është 13,953.68 ton me një vlerë blerjeje për 720,030,954.70 lekë dhe me Tvsh të rimbursueshme për 144,006,191 lekë.

Meqenëse deformimet e raportimeve të vlerave të blerjeve dhe Tvsh-së në blerje, të vlerave të shitjeve dhe Tvsh-së në shitje janë shumë të mëdha,që sjellin si rrjedhojë dhe deformimin e Tvsh-së pagueshme, eshte llogarit vetëm ndikimi i mosnjohjes së Tvsh-së rimbursueshme për sasinë e raportuar si të blerë pas datës 01.04.2009 që sjell një situatë të tillë që Sh.A. „Euroil” jo vetëm që nuk duhej të dilte me kërkesë rimursimi për Tvsh, por ajo duhej t’i paguante organeve fiskale Tvsh. Vlera e Tvsh-së që duhej të paguhej ,sipas llogaritjeve tona jashtë sistemit, do të ishte në vlerën prej 67,234,725.59 lekë. Në këto llogaritje nuk janë përfshirë penalitetet përkatëse për secilin veprim jo të drejtë më vete.

Lidhur me ndikimin qe ka ne buxhetin e shtetit fakti se sasia e e virgin naftes pasqyruar ne deklaratat doganore  dt. 10.02.2009 dhe 28.02.2009 nuk eshte eksportuar, por është  shitur në tregun e brendshëm rezulton se:

Nëse shitja do të raportohej në tregun e brendshëm me çmimet e paraqitura në eksportet e datave 10.02.2009 dhe 28.02.2009, duke i marrë të mirëqena deklarimet e çmimeve nga vetë Shoqëria, tvsh-ja e llogaritur mbi këto vlera, do të ishte në shumën 105,781,548  (njëqind e pesë milion e shtatëqind e tetëdhjetë e një mijë e pesëqind e dyzet e tetë).

Në kushtet e supozuara që  sasia e naftës virxhin e raportuar si e eksportuar  në muajin shkurt të vitit 2009,  të vlerësohet sikur është shitur në tregun e brendshëm si naftë D2 me çmimin më të ulët të tregtimit  me shumicë të saj për vitin 2009 sipas çmimeve të tregtimit të Sh.A. “Armo”, ku çmimi mesatar është marrë si çmim për njësi lek/litër (67 lek/litër), tvsh-ja e llogaritur në shitje sipas këtyre kushteve do të ishte 275,293,961 lekë ( dyqind e shtatëdhjetë e pesë milion e dyqind e nënëtëdhjetë e tri mijë e nëntëqind e gjashtëdhjetë e një lekë). Ne kete rast detyrimit te subjektit per te paguar ne buxhetin e shtetit do ti shtohej dhe tatimi mbi fitimin ne vleren   84,756,206 lekë ( tetëdhjetë e katër milion e shtatëqind e pesëdhjetë e gjashtë mijë e dyqind e gjashtë lekë). Detyrimi në total për tvsh-në e llogaritur në shitje dhe për tatim fitimin i Sh.A. “Euroil” për eksportet e shkurtit të vitit 2009 të vlerësuara si shitje në tregun e brendshëm me çmim mesatar shitjeje 67 lek/litër  si naftë D2, është:

275,293,961  (tvsh) + 84,756,206 (tat fit) = 360,050,167 lekë ( treqind e gjashtëdhjetë milion e pesëdhjetë  mijë e njëqind e gjashtëdhjetë e shtatë lekë).

Nga hetimi ka rezultuar se ne kundershtim me sa parashikohej ne kontrate sipas te ciles sasia e virgin naftes ishte e destinuar te transportohej per ne piken doganore,  kjo sasi eshte transportuar me autobote ne depozitat  e ndodhura ne Golem  me qellim shitjen e saj ne tregun brendshem si karburant.   Ky konkluzion arrihet nga kqyrja e dokumentacionit te ndodhur prane deges se doganes Vlore, prane Portit si dhe prane Kapitenerise Vlore.

Nga kqyrja e dokumentacionit prane Drejtorise Rajonale per Kufirin dhe Migracionin ne Portin Detar, Vlore dhe pikerisht regjistrat qe pasqyrojne hyrjen e autoboteve ne mol, me qellim shkarkimin e tyre ne anije, ka rezultuar se mjetet e ngarkuara me vergine – nafte, sipas faturave tatimore  te vitit 2009 (nentor- dhjetor), nuk kane hyre ne doganen dhe portin e Vlores ne datat e pasqyruara ne keto fatura.

Personi nen hetim HAJRI ELEZAJ duke vepruar me cilesin e perfaqesuesit ligjor te shoqeris Euroil Sha me nipt K52302801C me objekt “Tregtimin e karburanteve me shumice”    ka bere te mundur qe te perfitoje rimbursim te Tvsh-se ne menyre te padrejte lidhur me deklaraten doganore dt.10.02.2009. Referuar aktit te ekspertimit plotesues dt. 07 korrik 2011 rezulton se vlera e tvsh-se se zbritshme dhe te rimbursuar per sha. “Euroil” per naften virgin te eksportit te dates 10.02.2009 te kesaj shoqerie eshte ne vleren 16.567.348.58 leke.

Per vleren dhe sasine e pasqyruar si te eksportuar fiktivisht ne shkurt te vitit 2009 nga subjekti Euroil, gjithsej 17.209.579 ton, ndikimi ne buxhetin e shtetit si rrjedhoj e mospagimit te Tvsh (duke e marre si shitje brenda vendit) eshte 105.781.548 leke (njeqinde e pese milion e shtateqinde e tetedhjete e nje mije e peseqinde e dyzet e tete). Ketu nuk eshte llogarituar detyrimi per pagesen e akcizes.  Neqoftese do te llogaritej dhe vlera e akcizes, duke llogaritur shkallen tatimore te akcizes per vajrat e renda-gazoil- 37 leke /liter,  detyrimi total per ekcizen dhe Tvsh do te ishte: 760.140.040 leke (akcize) + 257.809.556 (Tvsh) = 1.017.949.596 leke.

Pjse nga pergjimi i telefonatave…

Ladi: Fol me Gencin fol me kta me kthe nje pergjigje.

Martini: Ladin dhe Reshatin i kam ktu.

Ladi : e takoji ata thuj sic ka then Flamuri Ballsh atje vulosu kaq nuk njofim vetem Bledin njofim nuk njofim njeri tjeter e kuptove.

Martini : ne emer te kujt eshte makina.

Ladi: ore makinen le ta thone ata makinen JO GOLEM asnjehere.

Martini : e di e di.

Ladi; vetem Ballsh Vlore.

Referuar procesverbalit te kontrollit dt. 11.03.2011 rezulton se gjate kontrollit te zyres se shtetasit Iljas Fisheku te ndodhur ne Golem, ne prani te punonjesve Fatmir Kaja dhe Nikollaq Llozi eshte gjetur dhe marre me cilesin e proves materiale nje dosje jeshile me mbishkrimin “anijet faturat shoqeruese” brenda se ciles jane ndodhur 19 fatura shoqeruese malli. 18 prej ketyre faturave jane fatura te cilat kane te bejne me transportin e Virgin Naftes.

Nga hetimi rezulton e provuar se shtetasi Iljas Fisheku ka ndihmuar shtetasin Hajri Elezaj qe ky i fundit te perfitonte ne menyre te padrejte ne dy menyra duke perfituar rimbursim te tvsh per eksportet fiktive si dhe duke perfituar nga shitja e virgin naftes ne tregun e brendshem si karburant shtetasve apo institucioneve shteterore. Shtetasi Iljas Fisheku ka vene ne dispozicion automjetet per kryerjen e transportit te naftes virgin, depozitat dhe pikat e shitjes se karburantit , si dhe dy magazineret punonjes te tij Fatmir Kajen dhe Nikollaq Llozin. Pa kete infrastruktur te ofruar nga i pandehuri Iljaz Fisheku si dhe pa ndihmen e dhene nga i pandehuri Bledar Rama, i pandehuri Hajri Elezaj nuk do te kishte mundur te kryente vepren penale per te cilen ai akuzohet.

Te pandehurit te cilet kane transportuar virgin naften te pyetur me cilesin e personave qe ka dijeni per rrethanat e hetimit kane deklaruar se per te kryer kete transport jane ngarkuar nga Iljas Fisheku. Konkretisht i pandehuri Genci Prenci ka deklaruar  se :

“Deklaroj me bindje te plote se faturat jane firmosur nga ana ime. Edhe ne kete rast une jam kontraktuar nga Bledar Rama dhe kam bere brenda dites transportin e Virgin Naftes nga Ballshi per ne Vlore”. 

Te njejtin deklarim kane bere dhe te pandehurit e tjere te cilet kane pasur cilesin e transportuesit te virgin naftes.

Nga hetimi ka rezultuar se mjetet e  drejtuara nga te pandehurit Flamur Merkaj, Genci Prence, Fadil Abdurrahmani, Kadri Hajredini, Vladimir Koteci, Reshat Aleksi , Gazmend Serjanaj, te ngarkuara me vergine – nafte, sipas faturave tatimore te shitjes te vitit 2009 (te sipercituara), nuk kane hyre ne doganen dhe portin e Vlores ne datat e pasqyruara ne keto fatura.

Nga hetimi dhe vecanerisht pergjimet e bisedave telefonike rezulton e provuar  se shtetasi Iljaz Fisheku ka udhezuar shoferet transportues te virgin naftes lidhur me faktin se cfare ata duhet te deklarojne kur te pyeten ne Prokurorine e Rrethit Tirane.

Konkretisht Iliaz Fisheku gjate komunikimeve date 26.01.2011 me poseduesin e nr. te tel. 0682526301 te pandehurin Fadil Abdurrahmani(shofer) me dt.31.01.2011 i thote: e fol me Martinin, Flamurin, Gencin, Bakun ca kan then kta thuj dhe ti. Gjithashtu shtetasi Iliaz Fisheku gjate bisedes me poseidusin e nr. tel. 0682270020 shtetasin Gazmend Serjani (shofer)  i thote: mir takohu me Bakun dhe Flamur Merken ca kane thene ata thuaj dhe tij…. te vulosur, te  peshuar, ne kandar dhe asgje tjeter. Gjate bisedes dt. 31.01.2011 shtetasi Iliaz Fisheku i thote shtetasit Genci Prenci : po lere ca ka ai ti nga goja jote nuk njoh njeri thoj mos kallezo me tutje kupton…..  o po do takuar o lummadh duhen mesuar se sben sonte ata ne cdo ore.

Gjate bisedes dt. 31.01.2011 i pandehuri Iliaz Fisheku i thote te pandehurit Genci Prence : po lere ca ka ai ti nga goja jote nuk njoh njeri thoj mos kallezo me tutje kupton…..  o po do takuar o lummadh duhen mesuar se sben sonte ata ne cdo ore. Pervec sa me lart sqarojme se ne date 11.03.2011 pikerisht diten kur eshte ekzekutuar masa e sigurimit “arrest ne burg” ne ngarkim te shtetasit Iljas Fisheku jane kryer komunikime telefonike midis dy punonjesve te shtetasit Iljas Fisheku, qe jane shtetasit Fatmir Kaja dhe Nikollaq Llozi .

Konkretisht ne kete date ne oren 22.10.40 shtetasi perdorues i nr. te tel. 0695812717 ka derguar mesazh ne drejtim te nr. te telefonit 0672066011 perdorues i te cilit eshte eshte shtetasi Nikollaq Llozi dhe i ka thene “ shko ne Golem dhe hiq dokumentat nga zyra sonte”

Rreth ores 02:41 i pandehuri Fatmir Kaja perdorues i telefonit nr. 0692097243 i ka derguar mesazh shtetasit Agim Toska (dhender i Iljas Fishekut) perdorues i nr. te telefonit 0682097234 dhe i ka thene “ Gjall vdfk zhduk librat”.

Udhezimet e dhena nga i pandehuri Iljas Fisheku jane zbatuar me perpikmeri nga drejtuesit e automjeteve fakt ky qe provohet me procesverbalet e pyetjes se ketyre personave te administruara ne dosje.

Ne kushtet kur kjo sasi virgin nafte e ngarkuar ne KPTHN Ballsh nuk eshte eksportuar jashte vendit dhe nuk ndodhet gjendje ne magazinat e Euroil Sha, konkludojme se ky nenprodukt ka pasur si destinacion tregun e brendshem duke u shitur ne menyre te kundraligjshme si karburant me pasoje demtimin e interesave te shtetit dhe te shtetasve te cileve ju eshte shitur karburant i nje cilesi te ulet ne raporte me cmimin me te cilen ai eshte shitur.

Te pandehurit Flamur Merkaj, Genci Prence, Fadil Abdurrahmani, Kadri Hajredini, Vladimir Koteci, Reshat Aleksi , Gazmend Serjanaj, Fatmir Kaja dhe Nikollaq Llozi  kane pasur dijeni lidhur me aktivitetin kriminal te kryer nga shtetasit Hajri Elezaj, Iljas Fisheku dhe Bledar Rama.   Duke mos kallezuar ne organin kompetent keto shtetas kane konsumuar elementet e vepres penale te moskallezimit te krimit.

Sic theksuam edhe me larte praktikat doganore dt. 10.02.09 dhe dt. 28.02.2009 permbajne te dhena te rreme persa i perket faktit te pasqyruar ne kete dokumentacion te eksportimit te afersisht 17 mije ton virgin nafte jashte vendit. Referuar shkreses nr. 577 /1 dt. 23.02.2011 se deges se Doganes Vlore rezulton se  i pandehuri Edmond Ferraj  ka qene ne pozicionin e doganierit te kontrollit fizik. Gjithashtu vula rrethore me nr. 341014 e ndodhur ne dy deklaratat e mesiperme doganore i perket punonjesit te doganes Edmond Ferraj. Ky i fundit ne keto dy deklarata ka vendosur shenimin “vizual ok”. Shtetasi i arrestuar ka deklaruar se shenimi “vizual OK” nuk do te thote kontroll fizik i anijes, por eshte pare nga ana vizuale anija. Ky fakt i deklaruar nuk qendron pasi referuar deklaratave te eksportit te datave, 10.02.2009 dhe 28.02.2009 rezulton se ne rastin e pare ( date 10.02.2009 ) sipas deklarates doganore eksporti eshte bere me anijen Rita – S. Nga verifikimi i regjistrave kjo anije ka qene ne port, por nuk eshte ngarkuar.

Ne rastin tjeter sipas deklarates doganore te eksportit te dates 28.02.2009, eksporti eshte bere me anijen Calitea. Nga verifikimi ne regjistra kjo anije nuk ka mberritur asnjehere ne portin e Vlores gjate 6 – mujorit te pare te  vitit 2009.

Referuar shkreses nr. 14826/1 dt. 14.09.2011 te ardhur nga DPD rezulton se ne daten 10.02.2009 qe i perket njeres per deklaratave doganore falso,  jane derguar me sherbim  ne portin detar Vlore per kryerjen e sherbimit dhe kontrollit te anijeve dhe mallrave punonjesit e antikontrabandes si me poshte:

Nga data 08.02.2009 deri me date 15.02.2009 punonjesit:

1.     Konstandin Doko.Inspektor i antikontrabandes.
2.     Ilir Hasani Inspektor i antikontabandes.
3.     Rakim Bajraktari me detyres motorrist.
4.     Arjan Daci me detyre pergjegjes grupi.

Per te gjitha levizjet e anijeve si hyrjet, daljet, kontrollet etj. grupi i antikontrabandes ka patur per detyre te raportonte prane Qendres Operative ne Drejtorine e Pergjithshme te Doganave e cila i regjistron te gjithe raportimet e bera. (shkresa nr. 14749/1 dt.08.09.2011 e DPD). Referuar rregullores per degen e antikontrabandes detare eshte detyre e pergjegjesit te grupit per realizimin e veprimtaris operative dhe raportimin e kesaj veprimtarie ne sallen operative dhe ne qender.

Lidhur me eksportin qe mban daten 10.02.2009 prane D.P.D jane sekuestruar dokumentat qe pasqyrojne veprimtarin e punonjesve te antikontrabandes detare. Konkretisht:

    Informacion i perpiluar me shkrim dore qe mban daten 15.02.2009. Ky informacion i drejtohet shefit te Antikontrabandes Tirane.  Informacioni pasqyron aktivitetin lidhur me sherbimin dhe kontrollin e anijeve dhe mallrave ne portin detar Vlore te kryer nga grupi i antikontrabandes per periudhen 1 javore. (08.02.2009 dhe 15.02.2009).  Ne kete informacion eshte shenuar me shkrim dore nder te tjera se:

” me subjektet qe kemi kontrolluar nuk ka patur probleme, grupi ka ndjekur dinamiken e anijeve tregtare dhe atyre te peshkimit per gjate gjithe javes… Me dt.10.02.2009 u krye praktika dhe kontrolli ne anijen Rita.S me benzin te paster nga pontili Triport Vlore 2625 Ton pa problem”.

Referuar aktit te ekspertimit grafik nr.61/3 dt. 31.10.2011 rezulton nder te tjera se firma nen emer mbiemer ”Arian Daci” , ne fund te dokumentit te sipercituar eshte shkruar nga shtetasi Arian Daci.

Duke pasur parasysh se cdo informacion duhej te raportohej ne D.P.D eshte  verifikuar nese eshte bere raportimi ne lidhje me informacionin e sipercituar. Informacioni i pasqyruar si me siper eshte raportuar ne qendren operative te Drejtoris se Pergjithshme te Doganave. Ky raportim pasqyrohet ne dokumentin ”raport operativ te linjes se detit”. Ky dokument eshte sekuestruar prane D.P.D dhe eshte perpiluar nga punonjesi i salles operative Igli Petrela i cili ka shpjeguar se ne dokumentin e sipercituar ai pasqyronte informacionin qe i raportonin grupet e antikontrabandes.

Persa me siper i pandehuri Edmond Ferraj me cilesin e doganierit te kontollit fizik si dhe i pandehuri Arjan Daci me cilesin e pergjegjesit te grupit te antikontrabandes  kane  konsumuar elementet e verpes penale te falsifikimit te dokumentave nga personi qe ka per detyre te leshoj dokumentin. Keta persona me dashje secili me vete kane pasqyruar te dhena te rreme ne dokumentacionin qe kane pasur per detyre te plotesojne. Ndersa fakti i rreme i pasqyruar nga i pandehuri Edmond Ferraj ka te beje me te dy praktikat doganore, fakti i rreme i pasqyruar nga i pandehuri Arian Daci ka te beje vetem me kryerjen e praktikes doganore dt 10.02.2009 te kontrollit  lidhur me anijen Rita S. Nga hetimet e kryera si dhe pyetja e pjesetarve te tjere te grupit te antikontrabandes konkretisht te shtetasve Ilir Hasanaj dhe Konstandin Doko rezulton se ata nuk kane kryer kontroll ne anijen Rita S ne portin e Vlores apo ne Pontil per daten 10.02.2009.

I Pandehuri Hajri Elezaj me cilesin e Drejtorit te Pergjithshem te Shoqeris Euroil me shkresen nr. 126 date 15.04.2009 ka kerkuar rimbursim te TVSH-se kreditore ne vleren 216.400.076 leke e pasqyruar ne rubriken nr. 21 te FDP (formular i deklarimit te pageses se tvsh) e muajit mars.

Referuar shkreses nr. 70931 dt. 27.04.2009 te Drejtoris se Perpunimit dhe Menaxhimit te te ardhurave prane Drejtoris Rajonale Tatimore Tirane eshte urdheruar kontrolli ne vend per saktesimin e shumes se kerkuar per rimbursim nga shoqeria Euroil. Ne koken e kesaj shkrese se sipercituar eshte sigluar me shkrim dore “Duke qene se kjo shoqeri eshte planifikuar per vizite fiskale nga sekt.nr.5 kjo shkrese te trajtohet nga sektori nr.5 me Z.Kujtim Osmanej dt. 26.05.2009”.

Fakti i planifikimit te nje programi kontrolli per vizite fiskale ne subjektin “Euroil sha” provohet me shkresen nr 7093/2 dt.27.05.2009 dhe programin e kontrollit bashkengjitur kesaj shkrese. Sipas ketyre shkresave rezulton se ky kontroll do te kryhej nga inspektori i kontrollit tatimor z. Dashamir Kasaj duke filluar nga data 26.05.2009. Sipas programit te kontrollit pikat ku do te mbeshtetej kontrolli do te ishin nder te tjera:

- Kontrolli i blerjeve dhe deklarimi i tyre ne librat e blerjeve, saktesimi i importeve dhe blerjeve brenda vendit per llogari te kreditimit te Tvsh-se.

- Kontrolli i shitjeve te tatueshme, saktesimi i tyre per llogari te Tvsh-se se mbledhshme. Te verifikohet saktesia e perpilimit te faturave tatimore dhe regjistrimit te tyre ne librin e shitjeve dhe deklarimet ne FDP.

- Verifikimi i situates kreditore te TVSH-se dhe faktoreve qe ndikojne.

 

Referuar materialit te administruar ne dosje rezulton se kontrollet e sipercituara jane ushtruar nga inspektori i Drejtoris se Kontrollit ne Drejtorin Rajonale Tatimore te Njesis Tatimpaguesve te Medhenj i pandehuri Dashamir Kasaj.  Ky i pandehur ka perpiluar raportin e kontrollit mbajtur ne zbatim te shkresave te sipercituara. Pavaresisht se nje nga objektet e kontrollit ishte saktesimi i shumes se rimbursueshme te tvsh-se per periudhen tatimore 1 prill 2008 deri ne 31 mars 2009 nga hetimi rezulton se personi nen hetim ka pasur per detyre dhe kontrollin e blerjeve dhe deklarimin te tyre ne librat e blerjeve.

Nga hetimi rezulton se sasite e munguara te raportuara te eksportuara si shitje totale deri me 28.02.2009 jane raportuar blerje nga shoqeria Euroil nga data 61.04.2009 deri me date 31.12.2009. ne sasin totale  13.437.38 ton. Pra kjo shoqeri ka raportuar shitje si eksporte deri ne 28.02.2009  pa pasur blerje dhe ka raportuar blerje nga dt. 06.04.2009 deri me dt. 31.12.2009. Inspektori i tatimeve shtetasi Dashamir Kasaj gjate kontrollit te ushtruar ka pasur mundesi te kontatoj diferencen midis sasis se blere dhe sasis se shitur (te pasqyruar ne deklaratat e eksportit).  Ai ka pasur dijeni se subjekti ka pasur gjendje  virgin najte 3175 tone me date 31 12.2008 (fq 2 e raportit te kontrollit)  dhe se blerja e vetme qe ky subjekt ka bere deri me date 31.03.2009  ka qene ne dt. 15.01.2009 ne sasin 2821.09  (pasqyre e blerjes bashkengjitur praktikes se kontrollit perpiluar nga inspektori Dashamir Kasaj). Ky person ka pasur dijeni se subjekti ka bere nje deklarat eksporti per nje sasi te pablere deri me 31 mars 2009. Dijenia e tij provohet me shkresen nr. 7220/4 dt. 18.08.2009 te Drejtoris se Pergjithshme te Doganave sipas te ciles ky institucion njofton per deklaraten e eksportit dt. 28.02.2009. Personi nen hetim ka pasur per detyre saktesimin e ketij eksporti fakt ky i provuar me shkresen nr. 11412 dt. 20.10.2009 si dhe me siglimin e vendosur ne koken e shkreses nr. 7120/4 dt 18.08.2009 te D.P.Doganave.

Ne funksion te rregullt te detyres nga ana e inspektorit te kontrollit duhej te behej rakordimi i deklarimeve te ardhura nga dogana ku perfshihej dhe deklarata e dates 28.02.2009 me deklarimin e bera nga shoqeria ku ne kete deklarim futet libri i shitje blerjes, FDP e muajit shkurt dhe deklarata doganore e eksportit. Me date 02.11.2009 inspektori Dashamir Kasaj ka perpiluar shkresen nr. 11412/5 dt. 02.11.2009 sipas te ciles rezulton se ka perputhje te deklarimeve te Doganes me ato te shoqerise per eksportet e ketij subjekti. Persa me siper ky i pandehur ka konsumuar vepren penale te shperdorimit te detyres parashikuar nga neni 248 i K.Penal.

Ne perfundim te ketij hetimi, prokuroria ka derguar per gjykim

Shtetasit Hajri Elezaj, Iljas Fisheku, Bledar Rama, Edmond Ferraj, Dashamir Kasaj, Arian Daci, Flamur Merkaj, Genci Prence, Fadil Abdurrahmani, Kadri Hajredini, Vladimir Koteci, Reshat Aleksi , Gazmend Serjanaj, Fatmir Kaja dhe Nikollaq Llozi si dhe te personit juridik “Euroil Sha” me  NIPT K52302801C