Me shifrat ne ekonomi nuk flitet si e ema e Zeqos…!?
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Ky artikull nuk është një përgjigje për shefin e qeverisë, por për ata që dinë të lexojnë shifrat. Si dhe për ata që, nisur nga shifrat, dinë të hartojnë politika favorizuese. Tani ka nevojë jo për tymnaja shifrash qesharake, por për politika që favorizojnë lehtësimin nga kriza që është e dukshme dhe nuk mund të mbulohet me shifra që nuk kanë ku të qëndrojnë.
Edhe pse kam më shumë se 35 vjet që shkruaj në media, nuk kisha parë kurrë një deklarim kryeministri, vendas dhe të huaj, që fillonte me këto fjalë: ““Kryefjala e kësaj mbledhjeje (të qeverisë- Shën. im) do të jetë performanca ekonomike e vendit, e cila ka njohur një zhvillim qartësisht pozitiv. Unë kam kënaqësi të informoj qytetarët shqiptarë se shitjet e përgjithshme në këtë vend, sipas deklaratave të atyre që shesin, njohin një rritje prej 25.6 përqind, krahasuar me vitin e kaluar”.
E shënjova me bolt citimin “sipas deklaratave të atyre që shesin” për të theksuar se një zëdhënësi ordiner nuk i lejohet kjo shprehje, jo më një kryeministri! Por kjo bëhet kur nuk ke burim lajmi, kur nuk ke shifra të sakta, ose kur lëshon tumnaja. Këtë mund ta bëjnë, siç e bëjnë zakonisht, deputetë që nuk kanë shumë informacion (ose më mirë që nuk kërkojnë të kenë), kryetarë partish politike, që nuk iu intereson shumë se çfarë thonë para turmave në fushata elektorale, redaktorë kamikazë gazetash politike etj etj. Por nuk mund ta bëjnë kurrsesi zyrtarë shtetërore. Nuk mund ta bëjë kryeministri. Nuk mund të thuhet nga një podium i nderuar i mbledhjes së qeverisë. Por ja që…
Ca të vërteta me shifra dhe komente
Nëse shitjet e përgjithshme, sipas atyre që shesin produkte dhe shërbime, janë rritur me 25,6 për qind, do të thotë se në arkën e shtetit duhet të ishin arkëtuar 20 % e kësaj (sa është taksa e tatimit mbi vlerën e shtuar) më shumë.
Në fakt: Të ardhurat nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar pësuan rritje minimale prej 1.6 përqindësh për periudhën janar-korrik të këtij viti të krahasuara me një vit më parë. Të ardhurat e qeverisë nga TVSH për këtë periudhë qenë 64.6 miliardë lekë, nga 63.6 miliardë që ishin në të njëjtën periudhë të vitit 2011. Më tej akoma: Duke marrë parasysh se indeksi i çmimeve të konsumit gjatë kësaj periudhe ka qenë mesatarisht 2 për qind, të ardhurat nga TVSH rezultojnë në terma realë më të ulëta se një vit më parë. Unë nuk e gjej këtu rritjen me një të katërtën e shitjeve.
Nëse shitjet e përgjithshme, sipas atyre që shesin produkte dhe shërbime, janë rritur me 25,6 për qind, do të thotë se edhe importet në doganë së bashku me prodhimin e shërbimet e brendshme duhet të ishin rritur. Ndërsa, sipas INSTAT-it, importi regjistroi një rënie vjetore me 9.5% në tremujorin e dytë, pas zgjerimit me një normë të ulët rreth 1.5% në tremujorin e parë të vitit. Në janar-korrik 2012 u importuan 56.106 miliardë lekë makineri e pajisje, ose 4% më pak se e njëjta periudhë e vitit 2011.
Nëse shitjet e përgjithshme, sipas atyre që shesin produkte dhe shërbime, janë rritur me 25,6 për qind, kjo do të ishte reflektuar edhe në pagesat më të mira dhe në një rishpërndarje të fitimit nga këto shitje. Mirëpo për periudhën janar-korrik të këtij viti, të ardhurat e qeverisë nga TAP (tatimi mbi të ardhurat personale) qenë 15.8 miliardë lekë, ose 2.6 për qind më të ulëta se e njëjta periudhë e një viti më parë. Pagat e sektorit publik janë rritur këtë vit, gjë që do të thotë se rënia e TAP ka të bëjë me të punësuarit në sektorin privat.
Pra edhe këtu nuk del “hesapi” i atyre që shesin shërbime e produkte, 25,6 % më shumë se viti i kaluar. Problemi është se të ardhurat e qeverisë nga TAP kanë tendencë edhe më negative muaj pas muaji se sa TVSH.(shih buletinin fiskal të qeverizë) Në tendencë negative janë edhe të ardhurat e buxhetit nga sigurimet shoqërore të sektorit privat, që do të thotë se ka reduktim të numrit të të punësuarëve, ose mbyllje dhe pushim nga puna të të punësuarëve. Nëse shitjet e përgjithshme, sipas atyre që shesin produkte dhe shërbime, janë rritur me 25,6 për qind, kjo do të ishte reflektuar, në një masë të caktuar, edhe në mungesën e shkurtimit të shpenzimeve apo investimeve.
Sipas Ministrisë së Financave, shpenzimet e buxhetit shkurtohen me 11.7 miliardë lekë ose 117 milionë dollarë krahasuar me planin e fillimvitit dhe pjesa më e madhe e tyre prekin direkt investimet publike. Ministria thotë se kjo diktohet nga mosrealizimi i të ardhurave. Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, këtë vit të ardhurat totale në buxhet pritet të jenë rreth 344 miliardë lekë ose 11.7 miliardë lekë më të ulëta nga ato që ishin parashikuar në buxhetin e fillimvitit.
Rritja e shitjeve dhe ekonomia “gri” apo e “zezë”
Por le ta shohim pak më “rozë” deklarimin për rritjen e shitjeve. Ta zemë se disa nga produktet që shënojnë rritje shitjesh nuk janë raportuar në doganë dhe prandaj nuk ka rritje të shifrës së importeve. Ta zemë gjithashtu se shitjet e produkteve dhe shërbimeve janë rritur vërtet aq sa thonë “ata që shesin produkte dhe shërbime”. Analizën mund ta bëjmë edhe ndryshe. Përshembull: Për periudhën janar-korrik 2012, të ardhurat tatimore në total janë rritur me 4% në krahasim me janar-korrikun e një viti më parë, sipas buletinit fiskal të Ministrisë së Financave.
Të ardhurat nga tatim fitimi shënuan një rënie prej gati 22% në krahasim me shtatëmujorin 2011. Edhe të ardhurat nga akciza kanë shënuar një rritje minimale prej 0.4%. Në rënie është dhe tatimi mbi të Ardhurat personale, teksa të ardhurat nga ky zë ishin 3% më të ulëta në bazë vjetore për periudhën janar- korrik 2011. Zëri “Taksa nacionale dhe të tjera”, është rritur me 5.4 miliardë lekë, nga 7.2 miliardë lekë që u rritën të ardhurat buxhetore në total, si rrjedhojë e shtimit të gjobave te bizneset.
Pra nuk mund të qëndrojnë as “argumentet” që u përpoqëm të sjellim për të justifikuar rritjen 25,6 % të shitjeve. Na ndihmon për këtë edhe deklarata e Guvernatorit Fullani, që ndryshe nga shefi i qeverisë, deklaroi në daljen e fundit publike se “jemi keq, por mund të bëhet akoma e më keq”!
Guvernatori tha se investimet private kanë ngecur, qytetarët po kursejnë gjithnjë e më shumë, konsumi ka rënë, bankat kanë frenuar kreditimin, por edhe për financime interesi është i vogël. Por të paktën nuk tha se shitjet janë rritur?!
Ca fjalë në fund…
Me shifrat nuk mund të flitet “si e ëma e Zeqos në majë të thanës”! Kjo u bë aq e bezdishme tashmë se të vjen keq edhe të ulesh e të shkruash. Ka një kufi çdo lloj propaganda politike. Tani ka nevojë jo për tymnaja shifrash qesharake, por për politika që favorizojnë lehtësimin nga kriza që është e dukshme dhe nuk mund të mbulohet me shifra që nuk kanë ku të qëndrojnë.
Ka rritje të eksporteve për shkak të konjukturave të tregut në minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike, duke ia kaluar edhe peshës që zinin në total eksportet e tekstil- konfeksioneve, por kjo bën të nevojshme ndërmarrjen e politikave stimuluese në sektorin e fundit, që punëson numrin më të madh të të punësuarëve në nivel kombëtar.
Ulja me rreth 5 % e rieksporteve do të thotë humbje massive e vendeve të punës dhe mbyllje e ndërmarjeve. Dhe kjo reflektohet në shifra reale siç është tkurrja me më shumë se 2 miliardë lekë e eksporteve të fasonit. Kjo është me alarmante se sa deklarimi banal se janë rritur shitjet m e 25,6 %...