e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Mbyllja e Hormuz-it, Ekspertet: Do te sillte dyfishim te cmimit te naftes

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Mbyllja e Hormuz-it, Ekspertet: Do te sillte dyfishim te cmimit te naftes
Ekspertët paralajmerojnë se çmimi i naftës mund të dyfishohet apo trefishohet nëse Irani do të bënte realitet kërcënimet e tij për mbylljen e ngushticës së Hormuzit. Madje edhe një mbyllje e pjeshme e saj do ta rriste çmimin e naftës në bursa me 50 apo më shumë dollarë për fuçi.

Por sipas analistëve në Lindjen e Mesme këto kërcenime kanë shumë pak shanse që të bëhen realitet, edhe pse tensionet e Iranit me perendimin janë rritur ndjeshëm muajt e fundit. Hormuzi është një pikë tranzite përmes së cilës kalon më tepër se 1/5 e naftës që tregtohet në botë, duke e shndërruar atë në një pikë sa strategjike aq edhe jetike. Ndërkohë mesohet nga raportimet ndërkombëtare se flota amerikane në Bahrainin është e gatshme ta mbrojë edhe ushtarakisht këtë pikë tranziti. Pasi ekonomia e vendit mbështetet në eksportimin përmes Hormuzit e të paktën 2 milionë fuçive nafte në 24 orë. Por jo vetëm Bahraini, por edhe Kina do të penalizohet nëse bllokohet kjo pikë tranziti nafte. Pasi Kinai ka investuar shumë në fushat naftëmbajtëse iraniane.