e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Mbyllet numerimi tek Njesia nr 1, fiton Edi Rama

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Mbyllet numerimi tek Njesia nr 1, fiton Edi Rama

 KZAZ nr 49 që përfshin Njësinë Bashkiake nr 1 në Tiranë bëhet e para ku mbyllet procesi i numërimit të votave. Korrespondentja e agjencisë NOA raportoi para pak çastesh se në këtë KZAZ pati gjithsej 18902 vota. Ndër to kandidati i Aleancës për të Ardhmen, Edi Rama ka fituar 9706 vota kurse kandidati i Aleancës për Qytetarin, Lulzim Basha, 9196 vota. Në këtë mënyrë Edi Rama shpallet fitues duke dominuar me 510 vota ndaj Lulzim Bashës.