Mberrin ne Rinas Aleksander Peci, komano qe u plagos ne Afganistan nje muaj me pare
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Aleksandër Peçi, komando shqiptar i plagosur rreth një muaj më parë, ka mbërritur paraditen e sotme në Rinas. Peci ka mbërritur në aeroportin “Nënë Tereza” rreth orës 09:25, pas qëndrimit 3-javor në një spital në Gjermani, ku u mjekua për plagët e marra gjatë sulmit të 20 shkurtit në Afganistan, ku humbi jetën kolegu i tij, Feti Vogli. Peci u prit nga familjarët, të cilët fillimisht patën marrë lajmin e vdekjes së tij, për shkak të infromacioneve të pasakta të dhëna nga Ministria e Mbrojtjes. /