Maqedonia triumfon, Greqia shpallet fajtore pse bllokoi anetaresimin ne NATO
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë me qendër në Hagë ka gjetur Greqinë fajtore për thyerjen e marrëveshjes së OKB të vitit 1995 më Maqedoninë, duke bllokuar anëtarësimin në NATO në vitin 2008. Siç raporton Balkan Insight, presidenti i gjykatës, Hisashi Ovada, tha se gjykatësit kanë vendosur 15 me 1 në favor të Maqedonisë duke theksuar se “Greqia, duke kundërshtuar anëtarësimin e Ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë në NATO, ka shkelur detyrimet e saj sipas nenit 11, paragrafi 1 i Marrëveshjes së Brendshme të vitit 1995”.
Megjithatë gjykata nuk ka pranuar kërkesën e Maqedonisë për të urdhëruar Greqinë të mos bllokojë anëtarësimin e saj në organizatat ndërkombëtare në të ardhmen. Në marrëveshjen e OKB në vitin 1995, thuhej se Greqia nuk do bllokojë anëtarësimin e Maqedonisë në organizata ndërkombëtare sa kohë që vendi përdor si referencë emrin FYROM.