Maqedonia feston 21-vjetorin e pavaresise
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Maqedonia feston sot 21-vjetorin e pavarësisë ku me anë të referendumit, mbi 95% e qytetarëve në vitin 1991, u shprehën pro pavarësisë së këtij shteti. Më 8 shtator 1991 qytetarët ishin përgjigjur pozitivisht në pyetjen “A jeni për Maqedoni të pavarur me të drejtë të bëhet shtet sovran në lidhjen e ardhshme të Jugosllavisë”.
Kuvendi i Maqedonisë më 25 janar e kishte sjellë Deklaratën e pavarësisë, më 18 shtator e vërtetoi vullneti i popullit me Deklaratën për pranimin e rezultateve të referendumit.
Më 17 nëntor u miratua Kushtetuta, të cilën shqiptarët e kishin refuzuar ku deputetët shqiptar nuk votuan për këtë Kushtetutë.
Pas konfliktit të armatosur në vitin 2001 shqiptarët fituan të drejta më të mëdha në kuadër të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit. Bullgaria ka qenë shteti i parë që e ka njohur pavarësinë e Maqedonisë, pasuar nga Turqia, Sllovenia, Kroacia, Rusia, Bosnja e Hercegovina, Shqipëria etj.
Maqedonia si IRJM u bë anëtare e 181 e Kombeve të Bashkuara, kurse në vitin 1992 e vendosi paranë e saj “denarin” dhe formoi armatën e vet.
Ndryshe, presidenti i shtetit, Gjorge Ivanov, kryetari i Qeverisë Nikolla Gruevski, ministra aktualë, deputetë, përfaqësues të bashkësive fetare, përfaqësues të korit diplomatik mbrëmë morën pjesë në pritjen në Kuvend, që me rastin e 8 Shtatorit, Ditës së pavarësisë e organizoi kryetari i Parlamentit, Trajko Veljanovski.
"Referendumi më 8 Shtator të vitit 1991, kur mbi 95 për qind të qytetarëve u prononcuan për Maqedoni të pavarur, është fitorja e ynë bashkëkohore më e madhe. Duke hyrë në dekadën e tretë nga referendumi historik mund të vlerësojmë se kohërat e vështira përfunduan. Rajoni definitivisht u ndryshua", tha Veljanovski në fjalimin para të pranishmëve.