e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Maqedoni: Prej 2013, edhe patentat e makinave ne shqip

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Maqedoni: Prej 2013, edhe patentat e makinave ne shqip
Kanë filluar përgatitjet për të aplikuar gjuhën shqipe edhe në patentat e makinave në Maqedoni. Rregullorja e re e Ministrisë së Punëve të Brendshme është harmonizuar me ligjin për makinat dhe rregullorja e re parasheh që patentat e veturave të jenë në dy gjuhë.

Sipas MPB-së, implementimi i rregullores së re do të fillojë të realizohet nga 1 janari i vitit 2013.

“Rregullorja ka dalë në gazetën zyrtare dhe implementimi i saj duhet të fillojë më 1 janar të vitit të ardhshëm, ndërsa deri atëherë duhet të bëhen të gjitha përgatitjet për fillimin e dhënies së librezave në dy gjuhë”, thanë burime në Ministrinë e Punëve të Brendshme, transmeton Alsat-M.