e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Mandati i deputetit, Rama: Berisha kerkon konflikt me opoziten

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Mandati i deputetit, Rama: Berisha kerkon konflikt me opoziten
Pas deklaratave të kryeministrit Berisha në lidhje me mandatin e ish- deputetes Seseri, ka reaguar dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama. Ai ka vazhduar ende të mbështesë deklartat e mëparshme ku akuzon mazhorancën se do të vjedhë mandatin e deputetit socialist.

“Kur thotë shkoni në gjykatë për mandatin, Berisha rikonfirmohet si shpërdorues i pushtetit duke cënuar edhe sovranitetin e popullit të materializuar në mandatet e kuvendit. Berisha se fsheh dot se e ëndërron një konflikt me opozitën dhe të ketë justifikime se po më bllokon opozita dhe kur ne kërkojmë atë që na takon si në këtë rast me ligj e me zakon, se Berisha ka dështuar në qeverisje, me integrimin, me alibinë e bllokimit dhe tanimë edhe justifikimet i kanë rënë të gjitha si rrobat e mbretit lakuriq”- tha Rama.

Ndërsa kryeministri Berisha gjatë mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, u shpreh se mazhoranca nuk kërkon vjedhjen e mandatit, por kërkon të zbatohet kushtetuta.

‘Kreu i PS-së, në mënyrë më absurde na akuzon se duam t’i vjedhin mandatin e Seserit. Edhe pse e di që s’mund të marrim një mandat që s’na takon, madje dhe ligjet dhe Kushtetuta janë të kristalta për mandatet. Rama ka një muaj që çdo javë akuzon këtë shumicë sepse e paskemi problemin tek zgjedhja e presidentit’- tha Berisha.