Malaj: Duhet te hyjme qe tani ne Parlament
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Anëtari i Kryesisë socialiste, Arben Malaj, në një intervistë e cilëson të pamjaftueshme letrën që kreu socialist i dërgoi dje dy përfaqësuesve të lartë të BE-së. Sipas Malajt, kërkohen veprime konkrete duke vajtur tani në Parlament e të punohet gjatë gjithë verës për përmbushjen e 12 prioriteteve që BE kërkon nga Shqipëria, për të mos humbur statusin e vendit kandidat.
Zoti Malaj, kreu socialist i dërgoi sot një letër dy përfaqësuesve të lartë të BE-së, zonjës Ashton dhe zotit Fyle. Jep kjo letër një mesazh të fortë për përfshirjen e opozitës në reformat që kërkojnë 12 prioritetet e BE-së?
Letra e zotit Rama është një mesazh jo i mjaftueshëm për kontributet e mundshme të opozitës. Në këtë moment kritik, kur rrezikohemi të humbasim statusin e vendit kandidat, PS duhet të kontribuojë realisht dhe konkretisht në plotësimin e kushteve të BE-së. Pas deklaratës së përbashkët të zonjës Ashton dhe Fyle, duket se ka akoma shpresë që Shqipëria të fitojë statusin e vendit kandidat. Partia Socialiste duhet të ndërmarrë hapa konkrete për të vërtetuar se integrimi i vendit është prioritet kombëtar i të gjithë shqiptarëve, ku opozita përfaqëson politikisht jo më pak se gjysmën e tyre.
Ju flisni për hapa konkretë, a keni ju disa propozime se mbi ç’faza duhet ndërtuar veprimi i PS në këto momente?
Që tani, jo duke pritur shtatorin, PS duhet të rikthehet në Parlament; duhet të përgatisë një rezolutë të përbashkët, e cila duhet të ritheksojë, por njëkohësisht duhet të qartësojë bashkëpunimin e gjithë deputetëve për të gjitha prioritetet e integrimit; duhet të kërkojë që Parlamenti të mos i ndërpresë punimet tani, parlamentarët shqiptarë të mos shkojnë për pushime kur jemi në afatet limite për të humbur mundësinë për të fituar statusin e vendit kandidat. I gjithë angazhimi ynë në këtë periudhë duhet të jetë publik, konkret, i qartë dhe i menjëhershëm. Kjo do t’i jepte PS kredibilitetin maksimal për angazhimin e saj për prioritetet kombëtare.
Mund të konsiderohet ky kurs një tërheqje nga ana e opozitës, kur ka kërkuar vazhdimisht largimin e kësaj maxhorance?
Ky qëndrim i opozitës nuk do të ishte një “nënshtrim” ndaj maxhorancës, nuk do të ishte një “dhuratë” për maxhorancën, nuk do të fshehte sadopak problemet që ka demokracia dhe ekonomia shqiptare. Përkundrazi, ky kontribut dhe në një moment kritik, do t’i rikthente opozitës vlerësimin publik për përmbushjen e misionit të saj. Ky qëndrim konkret i opozitës do të lejonte fokusimin në reformat e detyrueshme në vend, që prekin jetën e përditshme të çdo shqiptari. Njëkohësisht, ky kontribut i opozitës sonë do të ndihmonte edhe institucionet europiane të mbështesin statusin e vendit kandidat dhe të inkurajonin Shqipërinë në sfidat e ardhshme të integrimit europian.
Mendoni se kriza e zgjatur ka dhënë pasojat e veta dhe në procesin e integrimit krahasuar me vendet e tjera të rajonit?
Vendet e tjera të rajonit janë duke bërë hapa më konkretë, sepse nuk duan ta humbasin perspektivën europiane. Shqipëria ka shumë më tepër avantazhe, ne vlerësohemi pozitivisht për kontributet tona për paqen dhe prosperitetin në rajon. Është hera e parë në historinë e tranzicionit tonë që është Europa që i kërkon Shqipërisë të mos humbasë këtë moment historik. Ne po pengohemi dhe vonohemi edhe kur konstatohet se dyert e Europës së Bashkuar janë të hapura për Shqipërinë. Ne pengohemi jo për shkaqe historike, por për krizën aktuale politike që për dy vjet rresht sundon realitetin tonë politik dhe dëmton jetën dhe të ardhmen e shqiptarëve. Vullneti i opozitës bëhet real në qoftë se kontributi ynë për të plotësuar të gjitha kushtet e BE-së për të fituar statusin e vendit kandidat, si detyrim ndaj të ardhmes europiane të shqiptarëve, fillon sot, dhe jo në Shtator.
Paralajmërimi i Fyle
Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Katrin Ashton, dhe komisioneri për Zgjerim, Stefan Fyle, hartuan dy ditë më parë një deklaratë të përbashkët për Shqipërinë. Deklarata u bë në Bruksel pas takimit të 3-të të Këshillit të Stabilizim-Asocimit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian. “Tani që Kolegji Zgjedhor ka përfunduar detyrën e tij, është koha që forcat politike në Shqipëri të kapërcejnë bllokimin politik dhe dialogu politik të kthehet në një nivel që do të lejonte funksionimin e duhur të institucioneve kryesore demokratike, sidomos Parlamentit”, thuhej në deklaratën e tyre.
OSBE: Partitë të nisin dialogun, t’i japin fund ngërçit politik
Kryetari i Radhës së OSBE-së, ministri i Jashtëm lituan, Audronius Azubalis, u bëri thirrje dje qeverisë dhe opozitës që të rinisin dialogun politik dhe të ecin përpara me reformat. Një ditë pas deklaratës së përbashkët të komisionerit Fule dhe baroneshës Ashton, OSBE thekson se është nevojë urgjente që partitë e mëdha të veprojnë në mënyrë të përgjegjshme. “Polemika e vazhduar rreth procesit të ankimit pas zgjedhjeve vendore të 8 majit ka theksuar nevojën për reforma të mëtejshme zgjedhore, por ajo ka treguar mbi të gjitha nevojën urgjente që dy partitë më të mëdha politike të veprojnë në mënyrë të përgjegjshme. U bëj thirrje qeverisë dhe partive opozitare që ta kapërcejnë polarizimin dhe mosbesimin e thellë e t’i japin fund ngërçit politik në vend,” tha ai. Sipas ministrit të Jashtëm lituanez, “ne jemi në pritje të vlerësimit përfundimtar nga Zyra e OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR), e cila mund të mbështesë këtë proces, por nuk mund të ketë asnjë vonesë në vendosjen e dialogut politik. Ky hap i parë është i domosdoshëm për funksionimin e institucioneve demokratike të Shqipërisë dhe më në mënyrë të veçantë Parlamentit”. Në fund, OSBE konfirmoi edhe njëherë gatishmërinë e saj për partitë dhe qeverinë në Tiranë që të bien dakord për një axhendë të gjerë reformash. “OSBE-ja, përfshirë edhe Prezencën e saj në Shqipëri, dhe ODIHR-i mbeten të gatshme që të mbështesin qeverinë dhe partitë politike që të bien dakord, në bashkëpunim me shoqërinë civile dhe në mënyrë transparente për një axhendë më të gjerë të reformave, përfshirë edhe reformat zgjedhore”, thuhet në deklaratën për shtyp të kryetarit të radhës së OSBE-së, Audronius Azubalis.