e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Makinatevjedhura@moi.gov, strategjia e re e policise shqiptare

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Makinatevjedhura@moi.gov, strategjia e re e policise shqiptare
Strategjia kombëtare për parandalimin e trafikimit të mjeteve motorike parashikon që Policia e Shtetit dhe Ministria e Brendshme do të hapin një adresë e-mail-i: makinatevjedhura@moi.gov. Sipas strategjisë, çdo institucion shtetëror që ka informacion për makina të vjedhura nga jashtë vendit duhet të dërgojë të dhënat në këtë adresë në mënyrë që informacioni të merret nga policia, e cila vihet në gjurmim dhe në ndjekje të mjetit të vjedhur.

Nga ana tjetër, procedura e pajisjes me targa e makinave që futen në Shqipëri nga jashtë shtetit pritet të ndryshojë brenda pak muajsh. Do të jetë Policia e Shtetit e cila do të marrë një rol më të rëndësishëm në këtë proces. Rritja e rolit të Policisë në targimin e automjeteve parashikohet në Planin Kombëtar të Veprimit për vitet 2012-2014.

Sipas strategjisë së parandalimit të trafikut të mjeteve, prania e policisë në momentin e targimit të makinave mund të bëhet me anë të pranisë së një punonjësi të Policisë në sportelin e aplikimit për targa si dhe me anë të lidhjes dhe transmetimit të të dhënave nga Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor me atë të Policisë Rrugore. Qëllimi i këtyre procedurave të reja është parandalimi që në fillim i procedurave të targimit të automjeteve që janë të vjedhura jashtë vendit.