Mafia, detyre Prudentinos per investime ne kazino e lotari sportive
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Albino Prudentino ishte ngarkuar nga klani mafioz të komunikonte drejtpërdrejt me njerëz të krerëve të shteteve të Ballkanit për të shqyrtuar çdo mundësi për hapje biznesi në fushën e lojërave të fatit dhe lotarive sportive. Kështu shkruajnë mediat italiane, të cilat u referohen përgjimeve të realizuara nga Prokuroria e Antimafies italiane. Në një prej bisedave të përgjuara, Daniel Vicientino, kreu i klanit mafioz të Sacra Corona Unita, ishte shprehur se organizata e tij kriminale po kalonte të gjitha financat dhe aktivitetet e saj në industrinë e kazinove dhe lojërave të fatit, duke u tërhequr nga kontrabanda e cigareve, e cila konsiderohej veprimtari më e vështirë si pasojë e kontrolleve kufitare në porte dhe pa fitime të garantuara.
Sipas kapos së Sacra Corona Unita, Albino Prudentino ishte ngarkuar prej shtatë vitesh të komunikonte drejtpërdrejt me njerëz të krerëve të shteteve të Ballkanit për të shqyrtuar çdo mundësi për hapje biznesi në fushën e lojërave të fatit dhe lotarive. Në Shqipëri, Albino Prudentino është provuar se kishte në pronësi të tij një kazino në Vlorë, një kazino në Tiranë, si dhe një bar-restorant-piceri dhe pastiçeri në zonën e Skelës.
Po ashtu, edhe pse nuk është person i kërkuar, i biri Angelo duket se nuk është i pa implikuar në biznesin mes të atit dhe Bernardo Provenzanos, kryekapon e Cosa Nostra-s, që mendohet se e mori drejtimin e kupolës së kësaj organizate pas arrestimit të Toto Rinës. Në një shkrim të 20 nëntorit të vitit 2001, gazeta “Corriere della Sera” zbardh lidhjet e Albino Prudentinos, njëri prej drejtuesve kryesorë të organizatës kriminale mafioze “Sacra Corona Unita” me bosin e Cosa Nostra-s, në kontrabandën e cigareve. Në atë kohë, hetuesit italianë të veprimtarisë së mafies kanë mundur të dokumentojnë një bisedë mes Anxhelos dhe Albinos, ku flitej për kontrabandën e cigareve me Provenzanon. “Gjithçka është në rregull. E takova Bernardo Provenzanon, malli ka shkuar në port”, i sqaronte në telefon Angelo babait të tij. Albino, që ndodhej në një vilë luksoze në Greqi, e përgëzonte djalin e tij për paktin e arritur me bosin e Cosa Nostra-s. Nga hetimet, drejtësia italiane arriti më pas të zbardhë faktin se “Angelo Prudentino shkoi në Sicili dhe/ose mori direkt autorizimin e Bernardo Provenzanos për të shkarkuar cigaret kontrabandë në brigjet siciliane”.
Albino Prudentino, një ndër krerët e organizatës mafioze italiane, Sacra Corona Unita, është kapur në Shqipëri vetëm pak ditë më parë. Ai është i njohur për aktivitetin kriminal, kishte rreth një vit që kishte ardhur në Shqipëri, ku mbulonte gjithë aktivitetin e kësaj organizate në vendin tonë. 59-vjeçari është zbuluar nga Shërbimi Informativ, i cili kishte informacione prej kohësh për mafien italiane që po investonte në Shqipëri, në bashkëpunim me operacionet speciale të policisë italiane, si dhe me agjencitë e instaluara pranë Ministrisë së Brendshme. Operacioni për kapjen e tij është realizuar nga forcat speciale RENEA në një apartament, në katin e tretë të një pallati tek “Uji i Ftohtë” në Vlorë, ndërkohë që familja e tij jetonte pak metra më tutje në një vilë. Njëkohësisht me të janë arrestuar edhe tetë bashkëpunëtorë të tij, shtatë prej të cilëve janë kapur në Itali, ndërsa një tjetër në Tailandë.