MM: Tregtia e armeve, e ligjshme. Parate e fituara shkojne per procesin e demontimit
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Ministria e Mbrojtjes ka përgënjeshtruar edhe ditën e sotme akuzat që prej disa ditësh PS përmes deputetit të saj, Erion Braçe është duke hedhur ndaj kësaj ministrie dhe titullarit të saj, Arben Imami. Përmes një daljeje publike për mediat, zëdhënësja e Ministrisë së Mbrojtjes e akuzoi deputetin Braçe se është duke dezinformuar opinionin publike me fakte të pavërteta e të vjedhura dhe se e gjithë tregtia e kryer nga ana e MM është tërësisht e ligjshme.
Ajo ka sqaruar se shitja e një kategorie të caktuar armësh dhe konkretisht atyre që janë të destinuara për shkatërrim dhe për shitje bëhet me qëllim që të mundësohet realizimi i një procesi të rëndësishëm në këtë ministri, që është demontimi i armëve të vjetruara.
“Tregtia e armëve është aktivitet i ligjshëm që mbështet demontimin e armëve të vjetra. Sqarojmë se të gjitha municionet janë të destinuar për të shkatërruar edhe për t’u shitur. Nëse nuk do ishin për t’u shitur, do shkatërroheshin me para të taksapaguesve shqiptarë. Ato që nuk janë për demontim, ne i shesim dhe me paratë e fituara ne demontojmë armatimet e vjetra. Zoti Braçe, që tund letrat e vjedhura, është në dijeni se një sasi e madhe e parave shkon për të mbështetur punën në kombinatin e Poliçanit, 1.2 mld lekë janë destinuar për të paguar punonjësit e kombinatit të Poliçanit”, – deklaroi zëdhënësja e Ministrisë së Mbrojtjes.