e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

METE: Albtelekom rrezikon te gjobitet 1 mln dollare, ka abuzuar me qytetaret

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
METE: Albtelekom rrezikon te gjobitet 1 mln dollare, ka abuzuar me qytetaret
Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, bën të ditur se pranë saj janë adresuar ankesa të shumta nga qytetarët për abuzime nga ana e kompanisë Albtelekom, me telefoninë fikse dhe internetin. Ndërkohë METE ka dorëzuar dosjen e abuzimeve në Komisionin për Mbrojtjen e Konsumatorit, duke i kërkuar këtij të fundit zbatimin e ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit. Ndërkaq, në njoftimin  e METE thuhet se duke iu referuar këtij ligji, "Albtelekom rrezikon të gjobitet me rreth 1 mln dollarë".