Londra: Kapercimi i krizes eshte rruga per ne BE
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Ndërkombëtarët kanë ndërmarrë një nismë të re për zgjidhjen e krizës politike shqiptare, pas impasit të negociatave ndërmjet PD-së dhe PS-në. Kësaj radhe ka qenë një kancelari prestigjioze dhe aleate e shqiptarëve që ka nisur një seri takimesh me drejtuesit e shtetit dhe ata të politikës shqiptare. Bëhet fjalë për Britaninë e Madhe, pasi ambasadorja e Madhërisë së saj, Mbretëreshës Elizabet, Fiona Mcllwham, ka zhvilluar një takim me kreun e shtetit shqiptar, Bamir Topi, ku është diskutuar për zgjidhjen e krizës politike. Komunikata zyrtare e Presidencës e ka cilësuar një “takim pune” konsultimin mes diplomates së Londrës zyrtare dhe Presidentit Topi.
Në këtë njoftim theksohet se kreu i shtetit dhe përfaqësuesja diplomatike e Mbretërisë së Bashkuar, “një vendi tradicionalisht mik dhe aleat”, diskutuan rreth zhvillimeve më të fundit dhe situatës politike në vend, fuqizimit të mëtejshëm të institucioneve të pavarura kushtetuese, forcimit të gjyqësorit dhe të shtetit të së drejtës, si dhe përmbushjes së aspiratave integruese europiane të popullit shqiptar.
Ambasadorja Mcllwham, nga ana e saj, pasi e siguroi kreun e shtetit se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë ta mbështesë Shqipërinë në të gjitha përpjekjet dhe sfidat e saj integruese, theksoi se “kapërcimi i krizës politike, dialogu dhe konsensusi politik do të jenë mjetet më të mira për të përmbushur standardet integruese në rrugëtimin e Shqipërisë për t’u bërë pjesë e familjes së madhe europiane”. Në fakt, fraza e fundit e thënë nga diplomatja e Londrës zyrtare tregon qëndrimin e komunitetit ndërkombëtar se çështjet e integrimit lidhen ngushtë me situatën politike në vend. Burime diplomatike bëjnë të ditur për “Shqip” se ambasadorja britanike, Fiona Mcllwham, do të përçojë mesazhin e nevojës së një zgjidhjeje të shpejtë të krizës edhe gjatë takimeve që pritet të ketë me Kryeministrin Berisha dhe kreun e opozitës, Edi Rama.
Por nuk ka qenë i rastësishëm takimi me Presidentin Topi, duke qenë se ndërkombëtarët më shumë se një herë kanë shprehur qëndrimin se kreu i shtetit është pika e referimit për qëndrimin e paanshëm dhe kushtetues. Roli i Britanisë në këtë proces vjen si pasojë e zgjatjes së krizës politike në vend dhe mosgjetjes së një konsensusi, ndonëse një sërë procesesh të rëndësishme integruese e presin Shqipërinë gjatë vjeshtës së këtij viti. Kështu Shqipëria pret të përfitojë regjim të liberalizuar vizash për qytetarët e saj dhe statusin e vendit kandidat në BE, vendime që priten të merren në nëntor të këtij viti dhe moszgjidhja e krizës politike i rëndon pozitat e vendit në sytë e ndërkombëtarëve.
Nga ana tjetër, një pjesë e rëndësishme e ambasadorëve perëndimorë në Shqipëri kanë javë që e kanë mbyllur mandatin e tyre në Shqipëri dhe pasardhësit e tyre ende nuk e njohin në detaje jetën politike në vend. Nga ana e saj, ambasadorja Fiona Mcllwham ka qenë pjesë e negociatave që janë bërë mes përfaqësuesve të politikës shqiptare dhe ndërkombëtarëve kohët e fundit. Ndërkaq, diplomatja britanike është shfaqur e kujdesshme dhe e vëmendshme ndaj aktivitetit politik në vend. Vendosja e zgjidhjes së krizës si një temë kryesore në takimet që ambasadorja britanike do të zhvillojë me klasën politike në vend, vjen edhe si pasojë e mosgjetjes së një zgjidhjeje për ngërçin nga ana e dy të deleguarve të partive kryesore.
Kështu, mes Astrit Patozit të PD-së dhe Gramoz Ruçit të PS-së ende nuk mund të flitet për konsensus, nisur nga fakti se qëndrimet e tyre mbi fatin e kutive të votimit nuk përputhen. Tensioni për mosgjetjen e kësaj krize u bë edhe më i ndjeshëm në ditën e parë të sesionit të ri parlamentar në seancën plenare, e cila u karakterizua nga akuzat dhe debatet.